Shqiptari vritet në shkëmbim zjarri me policinë italiane në Venecia, një person arratiset
Një i ri me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.
Ngjarja ndodhi të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor për arrestimin e dy personave të kërkuar nga autoritetet italiane.
Sipas gazetës “La Repubblica” gjatë ndërhyrjes policore situata eskaloi në përplasje me armë zjarri, ku shqiptari u qëllua për vdekje.
Pas incidentit, një person u arrestua, ndërsa një tjetër arriti të arratisej nëpër fusha, transmeton Telegrafi.
Policia italiane nisi kërkimet për lokalizimin e tij, duke angazhuar edhe një helikopter.
Autoritetet italiane nuk kanë publikuar ende identitetin dhe moshën e shqiptarit që humbi jetën. /Telegrafi/
