Ky eshte linku se ku ta shikoni Hysa – Kabayel, sot ne ora 11 te nates
Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, do të zhvillojë sonte përballjen më të rëndësishme të karrierës së tij, teksa do të përballet me gjermanin Agit Kabayel në një duel për titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda, versioni WBC.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, ku Kabayel do të mbrojë për herë të parë titullin e kampionit të botës.
Karta e meçeve nis në orën 19:00, ndërsa hyrja e dy boksierëve në ring pritet rreth orës 23:00. Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN.
Hysa, 42-vjeçar, vjen në këtë sfidë me një rekord të jashtëzakonshëm prej 25 fitoresh në po aq ndeshje, 23 prej të cilave i ka fituar me nokaut.
Boksieri shqiptar e siguroi këtë mundësi pas një serie paraqitjesh të suksesshme. Në duelin e fundit, të zhvilluar në gusht, ai e mposhti Thomas Narmon me nokaut në raundin e dytë.
Një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e tij ishte shpallja kampion evropian i WBO-së në vitin 2024.
Megjithatë, sfida ndaj Kabayelit mund të jetë historike për boksin shqiptar. Në rast të fitores, Hysa do të bëhej boksieri i parë shqiptar që fiton titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda.
Një triumf i tillë në natën e 28 Nëntorit do t’ia shtonte edhe më shumë peshën festës së Ditës së Flamurit për shqiptarët kudo që ndodhen.
