NP “Rrugët e Maqedonisë”: Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe po pastrohen nga bora
Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore dhe rajonale në të gjithë vendin po zhvillohet në rrugë të lagura, dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme për trafik dhe po pastrohen nga bora me të gjitha makineritë në dispozicion që po punojnë në mënyrë aktive në rrugët në të gjithë vendin, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.
‘’Informojmë se të gjitha ekipet e kujdestarisë janë të angazhuara në të gjitha kalimet kritike. Gjithashtu, të gjitha makineritë janë gati, numri i nevojshëm i punëtorëve dhe sasitë e nevojshme të kripës dhe zhavorrit janë siguruar me qëllim të mbajtjes së trafikut të pandërprerë dhe të sigurt", thonë NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Ata u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik të ngasin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, të jenë të sigurt se kanë pajisje dimërore dhe të përshtatin drejtimin e tyre sipas kushteve të motit në rrugë.
