POLITIKATË FUNDIT

Hajdari: Çmimet e naftës po ulen, edhe te produktet bazë do të ketë zbritje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se pas uljes së çmimit të naftës do të ketë edhe zbritje të çmimeve të produkteve bazë.

Ajo, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka kërkuar që sa më shpejt të miratohen Ligji për investime të qëndrueshme dhe Ligji për parqet industriale.

“Ligjin për investime të qëndrueshme dhe Ligji për parqet industriale sa më shpjet që të votohen këto ligje do të kenë ndikime. Çmimet në treg janë breng për qytetarët, dua të ndaj një lajm të mirë me ju se çmimet e naftës janë në ulje e sipër dhe pres që të tjerat çmime dhe të produkteve bazë të ulen”, tha ajo.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se janë njoftuar që për kompaninë “Vita” është bllokuar eksporti në Bosnjë e Hercegovinë me anë të barrierave jotarifore.

Sipas saj, më këtë çështje është duke u marrë Agjencia e Ushqimit.

“Po, jemi njoftuar jemi nga Oda e Afarizmit, jemi kontakt me Agjencinë e Ushqimit, e cila është në kontakt me autoritetet e Bosnjës dhe presim sa më shpejt të kthehet përgjigjja. Nuk është e drejtë ajo që është duke i ndodhur kompanisë, por ka edhe shumë kompani të tjera që po sfidohen, por ne po i adresojmë përmes institucioneve përgjegjëse”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *