POLITIKATË FUNDIT

Kryeprokurori nuk lejon vazhdimin e punimeve për muralin e Nënës Terezë, Rama tërhiqet

Në një deklarim nga vendi ku ishte paraparë të vendosej murali i “Nënës Terezë”, Rama ka thënë se projekti është financuar nga Kryeqyteti, ka marrë votën e të gjithë asamblistëve dhe lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke kaluar të gjitha fazat ligjore.

Ai ka thënë se, pavarësisht kësaj, po tentohet të bllokohet instalimi i muralit në mënyrë të jashtëligjshme.

“Këtu, në shesh, në kryeqytet, ku sot jemi këtu për me vendos muralin e ikonës shqiptare të madhes, të shenjtës Nënës Terezë, një figurë e madhe, e madhe kombëtare e mbarëkombëtare, e botërore. Me të cilën njihet populli shqiptar. E që sot këtu përkundër faktit që ky projekt është i financuar prej kryeqytetit, e ka marrë votën e të gjithë asamblejistëve, e ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore, tash po tentohet që në mënyrë jo ligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme, është e patolerueshme. Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni pa tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit, duke filluar me sheshin, me rrugën A, Xhim Xhema, duke vazhduar me nënkalimin Agim Ramadari, me ishullin urban e me shumë e shumë projekte tjera, pra, me të cilat jemi ballafaquar edhe bulevardin Gjorgji Bush, e tash vazhdojnë me bllokada të jashtëligjshme”, ka deklaruar Rama.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka thënë se që nga e premtja e kaluar zyrtarët komunalë kanë qenë duke i njoftuar institucionet dhe duke u përpjekur për realizimin e projektit, por punimet po pengohen pa u prezantuar ndonjë dokument zyrtar.

“Nga e premtja e kaluar, ne jemi këtu duke i njoftuar zyrtarët e duke u përpjekur me u realizuar ky projekt. Është duke u penguar, pa u prezantuar asnjë dokument zyrtar. Fatkeqësisht, sot do të duhej të ishte festë ku 28 nëntori na bashkon. Na bashkon edhe e madhja Nëna Terezë, dhe ne po duhet me u ballafaqu me bllokada dhe pengesa të tilla, të panevojshme, që nuk i çojnë të mira askujt. Ministria e ka bërë një reagim. Reagimi është lajthitëse kundërthënës. Në një anë thotë se nuk na kanë pyet që nuk është e vërtetë, dhe në anën tjetër thotë: ne nuk jemi kundër, por nuk e lejojmë. Çka i bjen kjo? Është mirë me dalë publikisht kush do të shikojë prej zyrtarëve me fol. Zyrtarët e Ministrisë së Lartë e kemi potencuar edhe dje, kanë dalë me i pengu zyrtarët duke i bërë punimet e tyre, edhe punëkryesit. Në anën tjetër është presion i jashtëzakonshëm nga institucionet me pengu këtë projekt, pa vendime zyrtare”, ka deklaruar Retkoceri.

Pas deklaratës së Retkocerit, Rama ka debatuar edhe me komandantin e policisë, duke këmbëngulur që punimet për vendosjen e muralit të vazhdojnë. Ai ka thënë se punëtorët kanë urdhër për instalimin e muralit dhe se do të kundërshtojnë çdo pengesë që, sipas tij, bëhet në mënyrë të jashtëligjshme.

“Deri sa punëtorët e kanë urdhrin për me instalu muralin. E nëse provojnë me na ndalë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta” , ka deklaruar Rama.

Rama dhe Retkoceri kanë pretenduar se pengesat ndaj projektit po bëhen pa vendime zyrtare, ndërsa kanë kërkuar që të lejohet realizimi i muralit kushtuar Nënë Terezës.

Rama ka debatuar me komandantin e policisë duke insistuar që punimet për ndërtimin e muralit të vazhdojnë.

Rama po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke këmbëngulur që murali te vendoset.

Drejtori Retkoceri ka dorëzuar një dokument në institucione për vijimin e punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *