Qazim Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon gol në fitoren dramatike të Rizesporit
Qazim Laçi vazhdon të shkëlqejë në futbollin turk, duke qenë protagonist në fitoren e rëndësishme të Rizesporit ndaj Kasimpashas.
Skuadra e Rizesporit triumfoi të premten mbrëma me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Turqisë.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ishte autor i golit të parë të takimit, kur në minutën e 22-të realizoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Laçi 30-vjeçar qëndroi në fushë deri në minutën e 86-të dhe ishte lojtari më i dalluar në këtë përballje.
⚽️🇦🇱 Goli i Qazim Laçi ndaj Kasimpasa👏 4 gola e 1 asistim këtë sezon në ligen turke me Rizespor https://t.co/g8La1CnrTz — AlbanianScout (@albanianscout) November 27, 2026
Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i katërt në 13 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim.
Me këtë fitore, Rizespori ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e nëntë në tabelë, ndërsa Kasimpasha mbetet në pozitën e pestë me tri pikë më shumë./ Telegrafi /
