POLITIKATË FUNDIT

Ambasada e re, gazetari kosovar në Londër analizon çmimin e objektit: S’është i lartë për aristokratët anglezë e sheikët arabë

Gazetari kosovar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, Daut Dauti e ka komentuar blerjen e një objekti në Londër nga shteti i Kosovës që ka vendosur ta bëjë atë ambasadë.

Ai është ndalur të flasë për çmimin (7.4 milionë euro) e objektit që njihet si Shtëpia e Komedisë për shkak se aty janë shhkruar skenaret e shumë komedive të njohura britanike.

Dauti ka pyetur nëse çmimi i paguar është i përballueshëm për buxhetin e Kosovës.

“Çmimi që është paguar për ndërtesën është 6. 5 milionë funta apo 7. 4 milionë euro. Nuk është shtrenjtë për Londër. Ndoshta çmimi është më i fryer se që duhet për shkak se kur doli në shitje në tetor të vitit të kaluar, mediat në Londër i dhanë popullaritet kësaj shtëpie e cila u quajt ‘House of Comedy’. U quajt Shtëpia e Komedisë për shkak se aty janë shhkruar skenaret e shumë komedive të njohura britanike. Pra, vlera i është rritur për shkak të domethënies e jo për shkak të vlerës arkitektonike apo lokacionit. Por, sikur kjo shtëpi të ishte matanë parkut (Hyde Park), në Kensington ose Belgravia, vende të preferuara për ambasada, çmimi do të ishte me siguri shumë më i lartë”, shkroi Dauti në Facebook.

“Çmimi 7. 4 milionë euro nuk është i lartë për ata që kanë para, siç janë aristokratët anglezë, sheikët arabë dhe oligarkët rusë, të cilët janë vendosur në këtë rajon. Por, a është ky çmim i përballueshëm për Kosovën, buxheti i të cilit shtet me siguri është më i varfër se i një sheikut më të vogël?”, pyeti ai.

Shtetet themelojnë ambasada për përparim të marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes veti, thotë ai. Për arsye të këtyre dy kritereve, Dauti thotë se “Kosovës as që i duhet ambasadë në Londër” për shkak se “mardhëniet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe janë të shkëlqyeshme sa që britanikët i kryejnë punët tona më mirë se ne”.

“Nëse e keni parasyshë që mardhëniet ekonomike apo tregtare janë pothuaj inekzistente, atëherë arsyeja për ambasadë venitet edhe më shumë. Por, Kosovës i duhet patjetër një përfaqësi diplomatike në Londër për shkak se kështu e do puna. Pra, i duhet një ndërtesë e vogël. Këtu gjëja më kryesore është që britanikët të kenë përfaqësi sa më të madhe në Kosovë”, shkroi ai.

Në fund të shkrimit, Dauti thotë se është me rëndësi që “Shtëpia e Komedisë të mos mbetet e tillë dhe të shndërrohet vërtet në Ambasadë të Kosovës, pa marrë parasyshë çmimin”.

Postimi i plotë i Daut Dautit:

Nga ‘House of Comedy’ në Ambasadë të Kosovës

Para një ore, diku rreth orës 6, fola në Klan Kosova në lidhje me ambasadën e Kosovës në Londër. Pasi që biseda ishte në Skype, kishte ndërprerje dhe nuk e di saktësisht nëse u transmetuan fjalët që dëshirova t’i them. Sidoqoftë, përafërsisht kam dëshiruar të them me sa vijon:

Në parim nuk ka asgjë të keqe kur në Londër blihet pasuri e patundshme, ndërtesë në këtë rast. Është mirë për shkak se me kalimin e viteve, aq harxhohet për qira. Në këta rast, ndërtesa e ambasadës mbetet në pronësi të shtetit të Kosovës dhe kjo është gjë e mirë.

Çmimi që është paguar për ndërtesën është 6. 5 milionë funta apo 7. 4 milionë euro. Nuk është shtrenjtë për Londër. Ndoshta çmimi është më i fryer se që duhet për shkak se kur doli në shitje në tetor të vitit të kaluar, mediat në Londër i dhanë popullaritet kësaj shtëpie e cila u quajt ‘House of Comedy’. U quajt Shtëpia e Komedisë për shkak se aty janë shhkruar skenaret e shumë komedive të njohura britanike. Pra, vlera i është rritur për shkak të domethënies e jo për shkak të vlerës arkitektonike apo lokacionit. Por, sikur kjo shtëpi të ishte matanë parkut (Hyde Park), në Kensington ose Belgravia, vende të preferuara për ambasada, çmimi do të ishte me siguri shumë më i lartë.

Çmimi 7. 4 milionë euro nuk është i lartë për ata që kanë para, siç janë aristokratët anglezë, sheikët arabë dhe oligarkët rusë, të cilët janë vendosur në këtë rajon. Por, a është ky çmim i përballueshëm për Kosovën, buxheti i të cilit shtet me siguri është më i varfër se i një sheikut më të vogël?

Shtetet themelojnë ambasada për përparim të marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes veti. Për arsye të këtyre dy kritereve Kosovës as që i duhet ambasadë në Londër. Kjo është për shkak se mardhëniet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe janë të shkëlqyeshme sa që britanikët i kryejnë punët tona më mirë se ne. Nëse e keni parasyshë që mardhëniet ekonomike apo tregtare janë pothuaj inekzistente, atëherë arsyeja për ambasadë venitet edhe më shumë. Por, Kosovës i duhet patjetër një përfaqësi diplomatike në Londër për shkak se kështu e do puna. Pra, i duhet një ndërtesë e vogël. Këtu gjëja më kryesore është që britanikët të kenë përfaqësi sa më të madhe në Kosovë.

Ajo që duhet të jetë prezente në Londër është një qendër kulturore që do t’i lidhte shqiptarët e Londrës më shumë me atdheun dhe do të ndikonte në lidhjet e ndërsjella kulturore britaniko-kosovare. Tek e fundit, shqiptarët e Kosovës në Londër në aspektin kulturor gjithmonë kanë kryer punë më shumë se ambasada. Dhe, kështu do të vazhdojë kjo punë, pa marrë parasyshë qëndrimin e qeverive në Prishtinë. Ndoshta brenda kësaj ambasade të re gjendet hapësirë për një qendër kulturore.

Në këtë rast me rëndësi është që Shtëpia e Komedisë të mos mbetet e tillë dhe të shndërrohet vërtet në Ambasadë të Kosovës, pa marrë parasyshë çmimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *