TË FUNDIT

Vetura e vjedhur në Norvegji zbulohet në Mitrovicë, ndalohet nga dogana

Më 14.10.2026, njësia mobile e Doganës së Kosovës ka ndaluar një veturë me targa norvegjeze, e cila drejtohej nga një person mashkull, shtetas i Kosovës në Mitrovicë.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët doganorë, është konstatuar se vetura rezultonte e raportuar si e vjedhur në Norvegji, më 15.09.2025.

Lidhur me këtë në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rasti dhe është cilësuar si ”Vjedhje e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *