POLITIKATË FUNDIT

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Në Tiranë, zhvillohet sot Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Kosova në këtë samit, përfaqësohet nga Kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar për RTK – Radio, zëdhënësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Fatlum Jashari.

Samiti mbahet në Pallatin e Brigadave dhe fillon në orën 10 : 30, ndërsa fjalët hyre do të mbahen nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Diskutimet fokusohen në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, me synim forcimin e bashkëpunimin rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian përmes reformave dhe mundësive të reja të zhvillimit ekonomik.

Në orën 12:30 kryeministri Edi Rama dhe Komesionerja Marta Kos, do të mbajë konferencën e përbashkët për shtyp, e cila edhe përmbyllë samitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *