LAJME PLUS

Vjen nje goditje per familjen Jashari

Përfundimisht, Bashkim Jasharit nuk do t’i vazhdohet mandati në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për pesë vjet tjera.Të mërkurën, Tëvë1 raportoi ekskluzivisht se ishte paraparë një nismë për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, për t’ia dhënë edhe një mandat Jasharit.

Por të enjten duket që rrethanat kanë ndryshuar. Ekzekutivi nuk do të nis fare iniciativën për ndryshimin e ligjit.Kështu ka mësuar televizioni përmes burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes.Të njëjtat burime kanë treguar po ashtu,se në vend të Jasharit, pritet të emërohet zëvendësi i tij, gjeneral major Enver Cikaqi.

Anëtarja e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Ganimete Musliu tha se ide për ndryshime të tilla nuk i shërbejnë ushtrisë së vendit.

Megjithatë, ajo vlerësoi lartë punën e Jasharit për këto pesë vite sa ishte në krye të Forcës.

Idenë për vazhdimin e mandatit të komandantit të FSK-së, po e sheh si të panevojshme, ish-ushtaraku, Esad Qollaku.

“Duhet gjithmonë të rifreskohet, mendimi im, dhe njeriu i cili e kryen një mandate të vetin dhe duhet të falënderohet dhe natyrisht që duhet t’iu lëshojë vend të tjerëve sepse ushtria e Kosovës sa herë që rifreskohet nga një komandant apo një ministër, gjithmonë avancohet edhe më mirë”, vlerëson ai.

Madje, ai thotë se është e dëmshme për ushtrinë që të bëhen ndryshime në ligj për shkak të një individi, pasi dëmet mund të jenë më të mëdha.

Mandati i komandantit, Bashkim Jashari përfundon më 30 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *