LAJME PLUS

Nuk do ta besoni se kush do te jetë komandanti i ri i FSK-së

Bashkim Jashari i ka ditët e numëruar në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me 30 nëntor, Jasharit i përfundon mandati 5 vjeçar në krye të krye të kësaj force.

Bazuar në Ligjin për FSK-në, Jashari nuk ka të drejtë të kandidojë për një mandat të dytë në krye të kësaj force.

IndeksOnline mëson se pas përfundimit të mandatit të Jasharit, drejtimin e FSK-së pritet ta marrë gjeneral-major Enver Cikaqi.

Cikaqi aktualisht mban pozitën e gjeneral-majorit në FSK dhe, sipas burimeve të IndeksOnline, pritet të jetë pasardhësi i Jasharit në krye të forcës.

Mandati i komandantit të FSK-së zgjat pesë vjet, ndërsa emërimi bëhet në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *