TË FUNDIT

Provimi për agjentë të sigurimeve pensionale nga dhjetori do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS e informon publikun se, duke filluar nga dhjetori i vitit 2026, provimi për agjentë do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe, krahas mundësisë së deritanishme për dhënien e provimit në gjuhën maqedonase, përcjell INA.

Me këtë ndryshim, kandidatëve të interesuar për t’iu nënshtruar provimit për agjentë u mundësohet të zgjedhin gjuhën në të cilën do ta japin provimin, përkatësisht në gjuhën maqedonase ose në gjuhën shqipe.

“Kjo mundësi paraqet një hap drejt përmirësimit të qasjes në provim dhe krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë kandidatët e interesuar që dëshirojnë të pajisen me autorizim për kryerjen e punëve të agjentit në sigurimin pensional të financuar kapitalisht. MAPAS edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitete që synojnë përmirësimin e qasjes në shërbimet e saj dhe informimin e publikut, me qëllim të nxitjes së profesionalizmit dhe zhvillimit të sigurimit pensional të financuar kapitalisht”, theksojnë për INA nga MAPAS.

Për më shumë informacione lidhur me programin dhe dhënien e provimit për agjentë, kandidatët mund ta vizitojnë ueb-faqen zyrtare të MAPAS-it në lidhjen e mëposhtme: https://mapas.mk/ispitot-za-agenti-od-dekemvri-ke-se-sproveduva-i-na-albanski-jazik-2/?lang=sq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *