LAJME PLUS

Ky eshte linku per te aplikuar per shtesa deri ne 70 euro per kete kategori ne Kosove

Hapet thirrja publike për mbështetje për studentët përmes bursës së mobilitetit Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje financiare për studentët përmes bursës së mobilitetit.

Kjo mbështetje synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit nga vendbanimi deri në institucionin e arsimit të lartë, varësisht nga distanca e vendbanimit me adresën e institucionit të arsimit të lartë. Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesës mujore sipas kalendarit akademik, si në vijim:

– 30 euro për distancat deri në 20 kilometra; – 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra; si dhe – 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor në institucionet publike dhe private të akredituara në Republikën e Kosovës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në thirrje. Ftojmë studentët që t’i shqyrtojnë kushtet dhe kriteret dhe të aplikojnë.

Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/707 Afati për aplikim është nga sot deri më 10 dhjetor. Përfituesit do t’i marrin mjetet financiare në baza tremujore, në llogaritë e tyre personale bankare.

Informatat për kriteret e aplikimit i gjeni në linkun: https://mash.rks-gov.net/…/11/Bursat-e-Mobilitetit.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *