TË FUNDIT

Prishtina subvencionon 28 fermerë për prodhimin e qumështit, publikon listën e përfituesve

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës ka publikuar listën e fermerëve përfitues të subvencioneve për prodhimin e qumështit për vitin 2026.

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, këtë vit janë përkrahur gjithsej 28 fermerë, të cilët do të subvencionohen me nga 0.06 euro për çdo litër qumësht të prodhuar.

Përmes kësaj skeme mbështetëse, Komuna e Prishtinës synon të stimulojë prodhimin vendor të qumështit dhe të mbështesë zhvillimin e sektorit të blegtorisë.

“Përmes kësaj mbështetjeje, Kryeqyteti synon të stimulojë prodhimin vendor të qumështit, të mbështesë fermerët dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të blegtorisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Drejtoria ka falënderuar fermerët për punën dhe kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimit vendor, ndërsa ka bërë të ditur se lista e plotë e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *