Shasivari me kuq e zi para Venecias – A po vjen radha e shqipes pas 35 vitesh?
Sot, në takimin me raportuesit e Komisionit të Venecias, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u shfaq kuq e zi. Rastësi në veshje apo një simbolikë që flet më shumë se fjalët? Pas 35 vitesh pavarësi, a po afrohet momenti që edhe provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe? Shqipja nuk kërkon privilegj. Kërkon atë që i takon. Dhe 35 vite pritje janë më se të mjaftueshme! A mos vallë, kësaj radhe, kuq e zeza nuk është vetëm në veshje por edhe në horizontin e historisë?
