Inspektorati i Punës ndalon punimet në një kantier ndërtimi në Mitrovicë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Mitrovicë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas konstatimit të mangësive që lidhen me kushtet e sigurisë në vendin e punës.
Punimet në këtë kantier do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
“Siguria e punëtorëve nuk është çështje kompromisi!”, thuhet në mesazhin e Inspektoratit Qendror të Punës. / Telegrafi /
