BOTATË FUNDIT

Pse bankomatet në Zvicër nuk janë të sigurta?

Zvicra raporton më së shumti vjedhje të bankomateve.

Në vitin 2022, grabitjet e ATM-ve në Zvicër arritën një maksimum historik: Policia Federale (Fedpol) numëroi 56 raste, nga të cilat të paktën 44 përfshinin gaz ose eksploziv, përcjell albinfo.ch.

Kjo mund të jetë për shkak të zonës së vogël dhe rrjetit të dendur të makinave ATM në Zvicër, theksoi Fedpol në një raport të fundit.

Dhe, siç ndodh zakonisht kur diçka nuk shkon në vend, fajësohen të huajt.

“Midis grupeve kriminale aktive në Zvicër janë bandat franceze,” sipas zëdhënëses së Fedpol, Berina Repesa. “Autorët duan të largohen nga Zvicra sa më shpejt që të jetë e mundur pas krimit.”

Prandaj, Zvicra qendrore, e cila nuk ndan kufij me Francën apo vende të tjera, është “më pak e prekur” nga vjedhjet, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *