TË FUNDIT

IPKO kontribuon në renditjen e Kosovës në vendin e 12-të në botë për shpejtësinë e internetit mobil me 286 Mbps

Me nj ë shpejtësi mesatare të internetit mobil prej 286 Mbps, rreth 50% më të lartë se rezultati në nivel vendi, IPKO kontribuon fuqishëm në pozicionimin e Kosovës në vendin e 12-të në botë dhe të tretin në Evropë për shpejtësinë e internetit mobil.

Kosova po dëshmon se në fushën e telekomunikacionit mund të konkurrojë me vendet më të zhvilluara të botës. Sipas rezultateve të fundit të Speedtest Global Index nga Ookla për tetorin 2026, Kosova renditet në vendin e 12-të në botë dhe të internetit në Evropë për shpejtësinë mesatare të internetit mobil, me 190.83 Mbps, duke tejkaluar vende si Singapori, Suedia, Norvegjia, Franca, Holanda dhe Zvicra.

Në këtë sukses të jashtëzakonshëm, IPKO luan një rol të rëndësishëm. Me një shpejtësi mesatare të internetit mobil prej 286 Mbps, IPKO tejkalon dukshëm rezultatin mesatar kombëtar, duke dëshmuar fuqinë e rrjetit të saj dhe ndikimin e investimeve strategjike në avancimin e telekomunikacionit në Kosovë.

Kjo performancë është rezultat i investimeve të vazhdueshme të IPKO-s në modernizimin e infrastrukturës, zgjerimin e kapaciteteve të rrjetit dhe zhvillimin e teknologjisë 5G, me fokus të vazhdueshëm në ofrimin e një përvoje superiore të komunikimit për klientët.

Renditja e Speedtest Global Index bazohet në matjet reale të kryera nga vetë përdoruesit, duke reflektuar performancën e rrjeteve në kushte të përditshme përdorimi.

“Jemi krenarë që performanca e rrjetit tonë dhe investimet strategjike të IPKO-s po kontribuojnë në pozicionimin e Kosovës ndër vendet me internetin mobil më të shpejtë në botë. Ky rezultat nuk është vetëm një arritje teknologjike, por dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për të vendosur standarde gjithnjë e më të larta në telekomunikim. Ambicia jonë është që qytetarët dhe bizneset në Kosovë të kenë qasje në teknologji dhe shërbime të nivelit më të avancuar ndërkombëtar, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim, inovacion dhe transformim digjital”, u shpreh Andras Pali, CEO i IPKO Telecommunications.

Si operatori i parë që solli teknologjinë 5G në Kosovë, IPKO vazhdon të jetë një nga forcat kryesore të transformimit digjital të vendit. Përmes investimeve në teknologjitë më të avancuara dhe zhvillimit të një infrastrukture moderne, IPKO jo vetëm që përmirëson përvojën digjitale të klientëve të saj, por kontribuon edhe në rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë performancë, IPKO dëshmon se inovacioni, investimet strategjikedhe ekspertiza teknologjike mund ta pozicionojnë Kosovën përkrah ekonomive më të zhvilluara të botës.

Burimi: Speedtest Global Index by Ookla, tetor 2026 https://www.speedtest.net/global-index

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *