Nissan e-POWER fiton çmimin “2027 RJC Technology of the Year” në Japoni
Vozitje elektrike pa nevojën për karikim, konsum më i ulët i karburantit dhe mundësi për kursime të konsiderueshme. Gjenerata e tretë e teknologjisë hibride e-POWER e Nissan ka fituar çmimin prestigjioz “2027 RJC Technology of the Year” në Japoni, ndërkohë që po gëzon gjithnjë e më shumë popullaritet në tregun evropian.
Gjenerata e tretë e teknologjisë hibride e-POWER ka fituar çmimin RJC për teknologjinë e vitit 2027, në edicionin e 36-të të RJC Car of the Year, organizuar nga Shoqata Japoneze e Hulumtuesve dhe Gazetarëve të Automobilizmit (RJC).
Ky vlerësim për inovacionin e Nissan vjen në një kohë kur teknologjia e-POWER po shënon sukses të konsiderueshëm në tregun evropian. Gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, versionet e-POWER përbënin rreth 40% të shitjeve totale të modeleve Qashqai dhe X-Trail në Evropë.
Teknologjia e-POWER kombinon funksionimin e qetë dhe reagimin e menjëhershëm të motorit elektrik me prakticitetin e furnizimit me benzinë. Me fjalë të tjera, ofron përvojën e vozitjes elektrike, por pa shqetësimin për karikimin e baterisë.
Gjenerata e re e këtij sistemi ruan ndjesinë karakteristike të vozitjes elektrike, por me konsum dukshëm më të ulët të karburantit. Kështu, vozitësit e Nissan Qashqai e-POWER mund të kursejnë rreth 385 euro në vit, krahasuar me versionin Mild Hybrid.
David Moss, zëvendëspresident i lartë për hulumtim dhe zhvillim në rajonin AMIEO, deklaroi:
“Çmimi RJC për teknologjinë e vitit është një vlerësim i shkëlqyer për teknologjinë tonë unike hibride e-POWER. Megjithatë, më të rëndësishme janë përfitimet konkrete që kjo teknologji u sjell konsumatorëve tanë. Me një përvojë vozitjeje të ngjashme me atë të një veture elektrike, konsum më të ulët të karburantit dhe mundësi për kursime të konsiderueshme gjatë furnizimit me karburant, e-POWER u ofron vozitësve evropianë një zgjidhje jashtëzakonisht tërheqëse. Për më tepër, popullariteti i saj në rritje konfirmon se konsumatorët vlerësojnë teknologjinë që e bën vozitjen e elektrifikuar të këndshme dhe të qasshme.”
Mbi 330,000 vetura e-POWER të shitura në Evropë
Që nga prezantimi në tregun evropian në vitin 2022, e-POWER ofron një alternativë unike ndaj sistemeve hibride tradicionale. Për vozitësit që ende nuk janë të gatshëm të kalojnë në një veturë plotësisht elektrike, kjo teknologji ofron një përvojë të ngjashme vozitjeje.
Që nga fillimi i shitjeve në Evropë, Nissan ka shitur më shumë se 330,000 vetura me teknologjinë e-POWER.
Vetëm gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, versionet e modeleve Qashqai dhe X-Trail me këtë teknologji përbënin rreth 40% të shitjeve të tyre totale në tregun evropian.
Këto rezultate dëshmojnë se konsumatorët evropianë po vlerësojnë gjithnjë e më shumë përfitimet e kësaj teknologjie, nga reagimi i menjëhershëm dhe përshpejtimi i njëtrajtshëm deri te konsumi më i ulët i karburantit.
31% më pak konsum dhe rreth 385 euro kursime në vit
Gjenerata më e re e sistemit e-POWER e çon edhe më tej teknologjinë unike hibride të Nissan, duke ofruar konsum më të ulët dhe funksionim më të qetë, pa humbur reagimin e menjëhershëm dhe ndjesinë e vozitjes elektrike.
Nissan Qashqai më i ri me teknologjinë e-POWER konsumon vetëm 4.3 litra karburant për 100 kilometra në ciklin e kombinuar të vozitjes sipas standardit WLTP, krahasuar me 6.2 litra për 100 kilometra në versionin Mild Hybrid.
Kjo përkthehet në rreth 31% më pak konsum të karburantit dhe mundësi për kursime prej rreth 385 eurosh në vit.
Përllogaritja bazohet në mesataren vjetore prej 10,800 kilometrash të përshkuar nga veturat në Bashkimin Evropian dhe në çmimin mesatar të benzinës prej 1.88 eurosh për litër.
Për vozitësit evropianë që përballen me rritjen e kostos së jetesës, konsumi më i ulët i karburantit nënkupton kursime konkrete në përditshmëri.
Si funksionon teknologjia e-POWER?
Ndryshe nga sistemet hibride konvencionale, në teknologjinë e-POWER të Nissan, rrotat vihen në lëvizje ekskluzivisht nga motori elektrik, ndërsa motori me benzinë shërben për prodhimin e energjisë elektrike të nevojshme për funksionimin e tij.
Kjo zgjidhje siguron përshpejtim të njëtrajtshëm, reagim të menjëhershëm dhe vozitje të heshtur, karakteristike për veturat elektrike, por pa nevojën për karikim në prizë.
Mbi këto baza është zhvilluar edhe gjenerata më e re e sistemit e-POWER, me një sistem të ri modular 5-në-1.
Ky sistem bashkon komponentët kryesorë të lëvizjes në një njësi të vetme, më të lehtë dhe më kompakte, duke mundësuar efikasitet më të lartë, funksionim më të qetë dhe performancë më të mirë gjatë vozitjes.
Shoqata Japoneze e Hulumtuesve dhe Gazetarëve të Automobilizmit (RJC) ka vlerësuar në veçanti efikasitetin e përmirësuar të motorit me benzinë dhe sistemit elektrik të lëvizjes, përmirësime që ishin vendimtare për fitimin e çmimit.
Vozitje e elektrifikuar me lirinë e zgjedhjes
Qasja e Nissan ndaj elektrifikimit mbështetet në lirinë e zgjedhjes, duke kombinuar gamën e re dhe gjithnjë në zgjerim të veturave 100% elektrike me teknologjitë e avancuara të elektrifikimit, siç është sistemi e-POWER.
Kështu, konsumatorët kanë në dispozicion një gamë të gjerë dhe fleksibile zgjidhjesh më efikase dhe më të leverdishme financiarisht.
Kjo strategji mbështetet në mbi 15 vjet përvojë të dëshmuar në prodhimin masiv të veturave elektrike, e përforcuar nga gama globale e modeleve, fabrikat evropiane të prodhimit dhe partneritetet strategjike.
Falë këtyre përparësive, Nissan synon të ofrojë modelet e duhura për secilin treg në momentin e duhur, duke u siguruar konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje dhe duke e bërë mobilitetin e elektrifikuar më të qasshëm dhe më tërheqës se kurrë më parë.
Shënim mbi përllogaritjen e kursimeve
Kursimi i përafërt në shpenzimet e karburantit bazohet në:
Sipas këtyre të dhënave, Qashqai e-POWER mund të konsumojë rreth 205 litra benzinë më pak në vit, duke mundësuar kursime potenciale prej 385 eurosh. Kursimet reale varen nga kushtet e vozitjes, kilometrat e përshkuar dhe çmimet e karburantit.
Rreth Nissan AMIEO – rajoni i Afrikës, Lindjes së Mesme, Indisë, Evropës dhe Oqeanisë
Nissan udhëhiqet nga vizioni afatgjatë “Mobilitet inteligjent për jetën e përditshme” (Mobility Intelligence for Everyday Life), duke integruar teknologjitë e avancuara në përditshmëri për ta bërë mobilitetin më të sigurt, më inteligjent dhe më të qasshëm.
Me një qasje të përqendruar te konsumatori dhe fokus të fuqishëm në inovacion, Nissan po transformon mënyrën se si njerëzit lëvizin, duke krijuar përvoja mobiliteti më të ndërlidhura, më intuitive dhe më të këndshme.
Rajoni AMIEO luan një rol kyç në realizimin e këtij vizioni. Në të gjitha tregjet e këtij rajoni të gjerë dhe të larmishëm, Nissan po zgjeron qasjen në mobilitetin e elektrifikuar, po prezanton teknologji inovative dhe po ndërton partneritete strategjike që u sjellin vlerë konsumatorëve.
Auto Mita është përfaqësuese zyrtare e Nissan, duke u mundësuar konsumatorëve qasje në modelin Nissan Qashqai me teknologjinë inovative e-POWER.
Për më shumë informacione rreth produkteve, shërbimeve dhe përkushtimit të Nissan ndaj mobilitetit inteligjent, vizitoni nissan-global.com .
