Dy shtetas të Serbisë hyjnë ilegalisht në Kosovë, dërgohen në gjykatë
Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë ndaluar nga Policia në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet kufitare.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25 nëntor 2026, rreth orës 09:15, kur njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy personat.
Të dyshuarit dyshohet se kishin hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës pa kaluar nëpër kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar.
Pas ndalimit dhe inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje. /Telegrafi/
