POLITIKATË FUNDIT

Kurti konfirmon blerjen e vilës 7.4 milionë dollarëshe në Londër, tregon dhe arsyen

Kosova ka blerë tashmë vilën e komedianit Spike Milligan në vlerë prej 7.4 milionë euro për të zhvendosur aty ambasadën në Londër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Twitter ka publikuar dy fotografi të kësaj vile, ndërsa ka thënë se ndjehet i emocionuar që tani ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re.

Tutje në postimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova është e nderuar me lokacionin e kësaj vile, pasi synohet që të forcohen edhe më tej lidhjet mes dy vendeve.

“I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *