Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Besa” në Prishtinë.
Sipas raportit policor, viktima ishte duke jetuar i vetëm në banesë, ndërsa për të hapur derën është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e vdekjes mbeten nën hetim. /Telegrafi/
