Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë.
Zëdhënësi për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana bëri të ditur për Telegrafi se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën 'Zagrebi' në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë”, tha ai.
Pllana tutje tha se sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit./Telegrafi/
