Presidentja diskuton me grupin e grave deputete për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim grupin e grave deputete të Kuvendit të Kosovës, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimndërinstitucional dhe mbështetjes së nismave që synojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar angazhimin e Grupit të Grave Deputete, duke shprehur gatishmërinë për të qenë partnere në nismat që promovojnë rolin dhe kontributin e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.
Ajo ka rikonfirmuar përkushtimin për të mbështetur përpjekjet për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave.
