POLITIKATË FUNDIT

Florian Nesimi: Deklarata e Mickoskit për flamurin shqiptar ia prishi opozitës narracionin kundër VLEN-it

Analisti politik, Florian Nesimi në kolumnën e tij për Almakos vlerëson se deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se flamuri shqiptar do të valëvitet ka prishur narracionin politik që opozita për gati dy vite ka ndërtuar kundër VLEN-it.

Sipas Nesimit, opozita vazhdimisht është përpjekur ta paraqesë VLEN-in si partner të dobët në Qeveri dhe të paaftë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, çështja e flamurit shqiptar mund të shndërrohej në një tjetër argument politik kundër VLEN-it, në rast se ai nuk do të valëvitej.

Megjithatë, deklarata e Mickoskit se flamuri shqiptar do të valëvitet duket se ia ka pamundësuar opozitës përdorimin e kësaj çështjeje si dëshmi të pretendimeve të saj kundër VLEN-it.

“Flamuri nuk është as pronë e VLEN-it, as argument politik i opozitës. Ai është simbol kombëtar që i tejkalon partitë”, thekson Nesimi, duke shtuar se çështjet kombëtare nuk duhet të shndërrohen në mjete të betejave të ngushta partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *