TË FUNDIT

Lori Kaçka mban sonte koncert në Big Brother VIP Kosova 5

Mbrëmjet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të sjellin surpriza dhe momente të veçanta për banorët.

Këtë herë, atmosfera në shtëpinë më të famshme do të ‘gjallërohet’ nga këngëtarja Lori Kaçka, e cila ka mbajtur një koncert të veçantë për banorët.

Prania e artistes dhe performanca do të sjellin ritëm, muzikë dhe argëtim në mesin e banorëve, duke e kthyer mbrëmjen në një tjetër moment ndryshe nga rutina e përditshme brenda shtëpisë.

View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Kjo nuk është hera e parë që banorët kanë mundësi të shijojnë nga afër performancat e artistëve të njohur.

Pak ditë më parë, për ta kishte kënduar edhe këngëtarja e njohur Arta Bajrami, e cila ishte kujdesur që atmosfera të mos mungonte në shtëpi.

Koncertet dhe surprizat muzikore duket se janë kthyer në një nga momentet më të mirëpritura nga banorët, të cilët përmes tyre kanë mundësi të argëtohen dhe të shkëputen për pak kohë nga tensionet, debatet dhe dinamika e lojës.

Ndërkohë, publiku vazhdon të ndjekë me interes çdo zhvillim brenda shtëpisë, ku përveç lojës dhe strategjive, nuk mungojnë as momentet e muzikës dhe argëtimit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *