“Drejtësi për gratë e vrara”, “Dhunuesit në burg” – protestuesit kërkojnë që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare
Sot në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” u mbajt protestë kundër vrasjes së grave.
Protesta u organizua nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ku ndër kërkesat kryesore u theksuan njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal dhe krijimi i mekanizmit Femicide Watch.
Në kuadër të fushatës “16 ditët në kuadër të fushatës globale”, u bë e ditur se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra. /Telegrafi/
25/11/2026 13:26- Breznica nga RrGK: Kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtje, ajo duhet të ketë ku të shkojë Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë tha se kërkojnë që institucionet Kosovës ta trajtojnë femicidin me urgjencën dhe seriozitetin që e meriton. Breznica theksoi se vrasja e Arlinda Zekajt pas raportimeve dhe kërkesave të saj për mbrojtje i detyron të kërkohet përgjegjësi për mënyrën se si institucionet reagojnë kur gratë kërkojnë ndihmë. Tutje, ajo theksoi se kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtje, ajo duhet të ketë ku të shkojë. 25/11/2026 12:58- Regjisorja Hoxha: Po flasim me zemër të rëndë, për gratë që na mungojnë e për planet që kanë pas Regjisorja Zana Hoxha, në protestën e organizuar kundër vrasjes së grave tha se sot po flasin me zemër të rëndë për gratë që po mungojnë, për atë që kanë dashur të bëjnë me jetën e tyre e për planet që kanë pasur. Ajo theksoi se kanë dy kërkesa kryesore, femicidi të njihet si vepër penale në Kodin Penal dhe Kosova duhet të krijojë mekanizmin Femicid Watch. “Po mendojmë për fëmijët e tyre, e si nanë po mendoj për ato gra që kishin dhanë gjithçka, edhe jetën veç me qenë me fëmijët e tyre, me i përqafu, me i pa tu u rrit, edhe me qenë aty kur fëmija e thërret nanë”, tha ajo. Lajmi i plotë këtu : 25/11/2026 12:43- “Drejtësi për gratë e vrara”, “Dhunuesit në burg” – protestuesit kërkojnë që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare Në protestën e mbajtur në Prishtinë, protestuesit mbanin parulla “Drejtësi për gratë e vrara”, “Dhunuesit në burg”. Në protestë kërkesë kryesore ishte njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal. Po ashtu u kërkua financim të qëndrueshëm për strehimoret, linjën emergjente 24/7 dhe shërbime të mbrojtjes. 25/11/2026 12:39- Femicidi është urgjencë kombëtare, katër kërkesat kryesore të RrGK-së Në protestën e mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës do të paraqiten katër kërkesa. Kërkesat e RrGK-së janë: Njohjen dhe kriminalizimin e femicidit në Kodin Penal; Krijimin e mekanizmit Femicide Watch; Financim të qëndrueshëm për strehimoret, linjën emergjente 24/7 dhe shërbimet e mbrojtjes; Zbatim të ligjeve dhe protokolleve dhe llogaridhënie për çdo mosveprim institucional. 25/11/2026 12:18- Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekës Foto nga Arkivi Në hapje të fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i grave deputete ka organizuar Asamblenë e grave parlamentare dhe asambliste, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”. Zbardhja e plotë e vrasjes së Arlinda Zekës, përgjegjësia institucionale për dështimin në mbrojtjen e saj, si dhe luftimi i dhunës dhe gjuhës seksiste ndaj grave ishin ndër çështjet kryesore për të cilat foli kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në hapjen e fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”. 25/11/2026 12:15- Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, theksoi se 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar dhe duhet të jetë pjesë e angazhimit çdo ditë. Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra. Lajmi i plotë këtu :
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë tha se kërkojnë që institucionet Kosovës ta trajtojnë femicidin me urgjencën dhe seriozitetin që e meriton.
Breznica theksoi se vrasja e Arlinda Zekajt pas raportimeve dhe kërkesave të saj për mbrojtje i detyron të kërkohet përgjegjësi për mënyrën se si institucionet reagojnë kur gratë kërkojnë ndihmë.
Tutje, ajo theksoi se kur një grua raporton dhunën dhe kërkon mbrojtje, ajo duhet të ketë ku të shkojë.
Regjisorja Zana Hoxha, në protestën e organizuar kundër vrasjes së grave tha se sot po flasin me zemër të rëndë për gratë që po mungojnë, për atë që kanë dashur të bëjnë me jetën e tyre e për planet që kanë pasur.
Ajo theksoi se kanë dy kërkesa kryesore, femicidi të njihet si vepër penale në Kodin Penal dhe Kosova duhet të krijojë mekanizmin Femicid Watch.
“Po mendojmë për fëmijët e tyre, e si nanë po mendoj për ato gra që kishin dhanë gjithçka, edhe jetën veç me qenë me fëmijët e tyre, me i përqafu, me i pa tu u rrit, edhe me qenë aty kur fëmija e thërret nanë”, tha ajo.
Në protestën e mbajtur në Prishtinë, protestuesit mbanin parulla “Drejtësi për gratë e vrara”, “Dhunuesit në burg”.
Në protestë kërkesë kryesore ishte njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal.
Po ashtu u kërkua financim të qëndrueshëm për strehimoret, linjën emergjente 24/7 dhe shërbime të mbrojtjes.
Në protestën e mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës do të paraqiten katër kërkesa.
Njohjen dhe kriminalizimin e femicidit në Kodin Penal;
Krijimin e mekanizmit Femicide Watch;
Financim të qëndrueshëm për strehimoret, linjën emergjente 24/7 dhe shërbimet e mbrojtjes;
Zbatim të ligjeve dhe protokolleve dhe llogaridhënie për çdo mosveprim institucional.
Në hapje të fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i grave deputete ka organizuar Asamblenë e grave parlamentare dhe asambliste, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.
Zbardhja e plotë e vrasjes së Arlinda Zekës, përgjegjësia institucionale për dështimin në mbrojtjen e saj, si dhe luftimi i dhunës dhe gjuhës seksiste ndaj grave ishin ndër çështjet kryesore për të cilat foli kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në hapjen e fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, theksoi se 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar dhe duhet të jetë pjesë e angazhimit çdo ditë.
Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra.
