Vela e akuzon Serbinë edhe për një shkelje të marrëveshjes së Brukselit
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar sërish Beogradit për shkelje të marrëveshjeve të Bruskelit.
Ai ka shkruar në Twitter të hënën se familjarët Kosovarë që kanë të burgosur në Serbi nuk po lejohen të kenë qasje në qendrat e paraburgimit për shkak se “Beogradi thotë se nuk i njohin pasaportat e Kosovës.
“Institucionet e Serbisë po ua mohojnë në mënyrë sistematike qasjen anëtarëve të familjeve qytetarëve të Kosovës të mbajtur aktualisht në qendrat e paraburgimit në Serbi me pretekstin se ata nuk i njohin kartat e identitetit të Kosovës”, ka shkruar Vela.
“Kjo është shkelje e marrëveshjeve të Brukselit dhe e të drejtave themelore të njeriut nga regjimi i Vuçiqit”, ka thënë ai.
Kryekëshilltari i presidentes Osmani javën e kaluar ka shkruar se Serbia po vazhdon të shkelë marrëveshjet e arritura përfshirë edhe mos pengimin e anëtarësimit të Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare.
Serbia’s institutions are systematically denying access of family members to Kosovo citizens currently detained in detention centers in Serbia with a pretext that they don’t recognize 🇽🇰 IDs.
This is a violation of Brussels agreements & the basic human rights by Vučić’s regime.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 10, 2023