TË FUNDIT

Reali fiton me përmbysje në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi ishte duke humbur në pjesën e parë 1:0 nga PSV Eindhoveni. Por Reali në pjesën e dytë realizoi pesë gola për fitoren e thellë 5:1 ndaj PSV-së të martën në ndeshjen e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja Real – PSV u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ivan Perishiq nga penalltia e kaloi PSV-në në epërsi 1:0.

Federico Valvedere barazoi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Jude Bellingham kaloi për herë të parë Realin në epërsi 2:1.

Më pas skena ishte për superyllin francez, Kylian Mbappe. Mbappe për 3:1 e shënoi golin në minutën e 64-t, ndërsa në minutën e 84-t për 4:1.

Për 5:1 në minutën e 87-të realizoi gol Vinicius Junior.

Reali nga pesë ndeshje ka 15 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *