Ndalohet një person nga Tetova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej tre viteve e gjysmë
MPB Maqedoni njofton se dje (24.11.2026) në orën 18:10 në rrugën "Krushevaçka" në Tetovë, oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar S.D. (25) nga Tetova.
"Ai kërkohej në bazë të një vendimi gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 188 paragrafi 5 të Kodit Penal".
"Ai është dërguar në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovo për të vuajtur dënimin me burg", thonë nga MPB.
