Tentoi t’i ikte policisë në Kaçanik, arrestohet 18-vjeçari i dënuar me një vit burgim
Mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “Arbëria” në Kaçanik, Njësiti për Reagim të Shpejtë së ka ndaluar një veturë të dyshuar të tipit “Opel Corsa”.
Gjatë verifikimit të një personi E.B (18-vjeç), ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me dënim prej një viti burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. I dyshuari, pas një tentimi për t’u larguar dhe ndjekjes nga policia në një distancë prej rreth dy kilometrash, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave të kërkuar
