Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Ngjarjet me rëndësi historike ndodhën në tri etapa të rëndësishme, të udhëhequra nga fytyrat më të ngritura kombëtare në kohën dhe momentin historik, në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare të copëtuara nga fuqitë antishqiptare, duke i përfshirë edhe disa shqipfolës të asaj periudhe, mercenarë të armiqve tanë shekullorë, pa i përjashtuar edhe disa nga ata të shekujve XX dhe XXI, nëse nuk u ndërpritet ky trend i tradhtisë, trashëgimi familjare e ngjizur në gjenin e tyre, të njohur nga historia jonë e lavdishme.
Historia jonë kombëtare përkujton kohën dhe liderët historikë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e deri te lufta e UÇK-së, me në krye Komandantin Legjendar dhe heroin kombëtar Adem Jasharin, i cili u flijua me tërë familjen në luftë kundër hordhive serbo-çetnike, me qëllim dëbimin e shqiptarëve nga atdheu në masë, ndërsa pjesa e mbetur të likuidohej deri në shfarosje, siç ndodhi në Prekaz dhe gjithandej Drenicës së kuqe heroike, si dhe në tërë Republikën e Dardanisë.
T'u kthehemi datave historike me rëndësi kombëtare.
Më 28 nëntor 1443, i madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për herë të parë, e ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ky ishte Nëntori i Parë.
Ndërkaq, Nëntori i Dytë ndodhi 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Me këtë rast, duke e ngritur flamurin kombëtar, deklaroi: “Një popull që fle vdes”. Kjo ditë shënon edhe pavarësinë e kombit shqiptar në përgjithësi, aty ku jetojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë atdheut.
Mërgata e ka rolin e vet historik gjatë gjithë këtyre periudhave, me theks të veçantë në shekullin e fundit. Ajo, përpos ndihmave humanitare dhe mbajtjes gjallë të popullit në vendlindje, me theks të veçantë në Dardani, të okupuar nga Serbia në sytë e Evropës, por edhe të botës, kontribuoi deri te financimi i luftës çlirimtare, e cila e fitoi lirinë falë heronjve dhe martirëve të UÇK-së, të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, falë angazhimit me veprimtari lobuese në Washington, D.C., rreth çështjes së pazgjidhur shqiptare, të trashëguar me shekuj, më duhet ta përmend Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye arbëreshin që bëri dhe la histori, Joe Dioguardin, së bashku me Shirley Dioguardin dhe Bordin Ekzekutiv, heronj të lobimit, të cilët çështjen shqiptare, me theks të veçantë atë dardane, e futën në agjendën prioritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleatit, çlirimtarit, gardianit dhe shtetformuesit të Republikës së Dardanisë (Kosovës), duke na nëpërkëmbur e injoruar si një komb më të vjetër në Ballkan, por edhe në Evropë.
Nëntori i Dytë ndodhi kur Ismail Qemali, bashkë me Isa Boletinin, pas 583 vjetësh, e ngritën flamurin kombëtar në Vlorë për të dytën herë, më 28 nëntor 1912. Pjesëmarrja e Isa Boletinit, ndonëse arriti me vonesë për arsye të bllokadave nga forcat serbe, të cilat ia zunë pritat, nuk u pengua. Atij, për ta çliruar rrugën, iu desh të luftonte, por asgjë nuk e ndali të merrte pjesë në këtë ngjarje historike gjithëkombëtare, sepse forca të ndryshme të atëhershme donin ta kontestonin dhe pengonin këtë akt historik.
Isa Boletini, për t'i shuar ato forca reaksionare, e përdori një “terapi” që vetëm ai e zbatonte në raste të tilla: punën e dorës përmes dajakut, me të cilin i largoi me sukses, për të mos u lajmëruar më kurrë.
Isa Boletini, në vitin 1902, e pengoi formimin e konsullatës së huaj në Mitrovicë, kur Porta e Stambollit e kërcënoi se do ta rrafshonte për tokë, duke e larguar nga kontrolli i maleve me luftëtarët e tij. Për ta larguar nga atje, Porta e Lartë e thirri në kryeqytetin e Perandorisë, që të hiqte dorë nga qëndrimi i tij në male dhe të jetonte në pallatet dhe sarajet e Stambollit, duke i ofruar flori dhe grada ushtarake. Ai, duke u ngritur në këmbë me plis të bardhë dhe me dorën mbi kobure, e shtyu floririn mbi tavolinë, duke iu thënë: “Shqipojnat e maleve nuk mbahen peng në kafaz prej ari”. Prandaj, duke i refuzuar ofertat e Portës, Isa u kthye te çetat e veta në malet e Shalës së Bajgorës dhe Mitrovicës.
28 Nëntori është edhe dita e lindjes së heroit legjendar Adem Jashari, i cili vdiq për të jetuar përgjithmonë. Prandaj, çdo 28 nëntor, përveç Ditës së Shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët kujtojnë edhe ditën e lindjes së heroit Adem Jashari.
Për ta kthyer Shqipërinë në një shtet normal të të gjithë shqiptarëve, më 28 nëntor 2026 duhet të ndodhë Nëntori i Tretë, për ta çliruar definitivisht Shqipërinë nga një udhëheqës i cili e ka katandisur Shqipërinë Amë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë trojeve të tyre etnike, si dhe ata në shtetet fqinje, si rezultat i okupimit me dhunë dhe aneksimit të atyre pjesëve me forcë ushtarake, duke i shpallur si pjesë “legale”.
Shqiptarët gjithandej rruzullit tokësor janë shpërngulur për shumë arsye, ndër më të rëndat shtypja, mohimi i të drejtave elementare, njerëzore e kombëtare, si element i padurueshëm dhe më i ndjeshëm, kur e përdornin si metodë më efikase për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Më 28 nëntor 2026, demonstratës së studentëve, së cilës pritet t'i bashkëngjiten shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe Diaspora, duhet t'i bashkohemi për ta detyruar narkodiktatorin dhe tradhtarin më të rrezikshëm të të gjitha periudhave historike kombëtare, Edvin Kristaq Ramën, të largohet nga posti të cilin po e mban prej 13 vjetësh, si dhe nga ato vite të tjera në krye të Bashkësisë së Qytetit të Tiranës.
Për ta treguar afërsinë, respektin dhe mercenarizmin e tij ndaj Serbisë, ju kujtohet shumë mirë dhurimi i çelësave të Tiranës çetnikut muzikant Goran Bregoviqit, i cili, në shenjë përkrahjeje të ushtarëve dhe policëve serbë, të cilët torturonin, vrisnin e masakronin civilë të të gjitha moshave e gjinive dhe i digjnin në mënyrë mizore në furrat e shkrimores së Trepçës, u prit në Tiranë. Koncerti i tij në Tiranë ishte i dedikuar kundër UÇK-së, e cila mbronte popullin dhe pragun e shtëpive të të gjithë banorëve, që të mos e lëshonin atdheun deri në pikën e fundit të gjakut.
Dhuna sistematike e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, me metodat më të vrazhda, nuk mbahet mend as në shtetet me diktatura të kohërave të komunizmit, të cilave u takojnë.
Përkushtimi i tij ndaj politikave shfarosëse serbe kundër shqiptarëve të Dardanisë, kundër interesave dardane, si dhe bashkëveprimi i tij me nismat e Vuçiqit (tani i larguar), siç ishte Ballkani i Hapur, që e përgatiti terrenin për formimin e Serbisë së Madhe me primat kryesor në Ballkan, me siguri duke i premtuar këtij se do ta përzgjidhte zëvendës për t'i zbatuar politikat diskriminuese, për ta injoruar Republikën e Dardanisë si shtet sovran dhe për ta shtrirë kufirin me Shqipërinë në lumin Ibër, në veriun e Mitrovicës.
Pas rastit të dhunës së kriminelëve serbë ndaj forcave të KFOR-it, qytetarëve dhe mjeteve të informimit, për t'ia hequr Dardanisë nga kontrolli, e shpalli tokë të askujt, në të vërtetë pjesë të Serbisë. Përpilimi i lloj-lloj rezolutave nëpër disa zyra të Evropës, në emër të Dardanisë, pa dijeninë dhe as konsultimin me organet legjitime shtetërore të zgjedhura legalisht, ishte thikë pas shpine për ta favorizuar Serbinë. Unë nuk do t'i përmend të gjitha, sepse opinioni dardan dhe gjithëshqiptar i di fort mirë.
Ky, i shpalluri person non grata nga Familja Heroike Jashari, e cila ia bëri me dije se, duke u përqafuar me Vuçiqin, nuk mund t'i shkelë këmba në atë shtëpi, e cila u flijua me tërë familjen 58-anëtarëshe, të të gjitha moshave e gjinive.
Refuzimi i miratimit të rezolutës lidhur me gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare dardane, kur të gjitha shtetet që e kanë njohur Dardaninë e kanë gjykuar, është një tjetër çështje që autori e vë në pah. Vetëm shteti shqiptar, me kryeministër serb në Tiranë, sipas gazetarit të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michel Martens, është më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit, siç kishte deklaruar ai.
Prandaj, tubimit historik më 28 nëntor 2026 në Tiranë duhet t'i bashkohen shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, për ta shënuar edhe një datë historike: Nëntorin e Tretë të çlirimit të Shqipërisë nga kthetrat e hajdutëve kriminalë, mafiozë e tradhtarë, nga të cilët kombi shqiptar, si pjesë dhe tërësi e shtetit amë, Shqipërisë, nuk do të heqë dorë nga synimet për të sjellë në pushtet liderin e zgjedhur sipas vullnetit të tij, përmes një Qeverie të Përkohshme Tranzitore.
Prandaj, populli dardan e ka për obligim t'i dalë zot shtetit të tij shqiptar, ashtu siç veproi heroi kombëtar Isa Boletini në emër të shqiptarëve të Dardanisë, në Nëntorin e Dytë historik, më 1912.
Në këto tubime historike të organizuara nga rinia shqiptare, nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e individëve me ngjyrime politike, derisa Qeveria Tranzitore t'i shpallë zgjedhjet e reja demokratike parlamentare, ku çdo individ mund të vendosë se në çfarë cilësie do të kandidojë: si parti politike, shoqatë apo shoqëri kulturo-artistike, për të marrë pjesë me të drejtë në zgjedhjet e reja shtetërore.
E përkrah nismën e Diasporës për formimin e Partisë së Diasporës (që të mos keqkuptohem kur është fjala për partitë politike, sepse kjo është hera e parë), në zgjedhjet si formë e parë e organizimit politik në interes të shtetit amë jashtë atdheut, i rrezikuar nga njerëz të shitur, duke e rrezikuar tërësinë territoriale nga greku e serbi dhe aleatët e tyre, të cilët hapur po e kërcënojnë botën me përdorimin e kokave bërthamore.
Marrëveshjet e fshehta për dhënien në shfrytëzim pa vendimin e organeve demokratike dhe pas shpinës së popullit janë dukuri për përfitime personale e jo për përfitime shtetërore e qytetare.
E shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike, brenda dhe jashtë atdheut dhe në Diasporë, t'ua uroj 114-vjetorin e Pavarësisë së Dytë të Shqipërisë, më 1912, dhe Pavarësisë së Tretë, më 28 nëntor 2026.
P.S. Autori është publicist dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane prej më shumë se tri dekadash.
Ky shkrim nuk u pëlqen nostalgjikëve, ishklasës sunduese të ishbyroistëve, ishantarëve të KQPPSH, komunistëve të devoshëm , ishsigurimsave të shtetit; nuk u pëlqen as intelektualëve servilë e sahanlëpirës të…
Duke e vrarë mendjen për të kuptuar mesazhet, kërkesat, urdhrat, kërcënimet… që përcillnin dy figurat apo simbolet në derën time, në mbrëmjen e vonë të ditës së premte, 20 nëntor, po rendis disa hamendësime…
Tri ditë para afatit për njoftimet e apelit në Hagë, Kuvendi i Kosovës pret një tekst të ri për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji i miratuar më 6 tetor ka ngelur në mes të rrugës. Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu…
Protestat masive që përfshinë Pragën më 15 nëntor 2026 përbëjnë një nga ngjarjet më domethënëse të zhvillimeve politike në Evropën Qendrore gjatë këtij viti. Qindra mijëra qytetarë…
Më 19 nëntor u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin. Ngjarja u cilësua si historike, sepse…
Më 22 nëntor 2026, në oborrin e Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenasit, u përuruan bustet e tri figurave të shquara të historisë kombëtare shqiptare: Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, imzot Pjetër Bogdanit…
Të mërkurën, në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kosova do të ulet sërish si i vetmi vend i rajonit pa status kandidati. Kryeministri Albin Kurti tha sot për gazetën irlandeze “The Irish Times” se Kosova nuk kërkon…
Zgjimi i Një Kombi të pandarë është Bashkimi në Një Shtet të vetëm Viabël Shqiptar. Jo më zgjedhje apo dëshirë, por është Domosdoshmëri për fuqi dhe qetësi! I krijoi I Madhi Zot trojet tona në…
Orbán dhe Rama dridhen: A ka ardhur ora e llogarisë për autokratët e Evropës? A është tani radha e Orbánit dhe Ramës? Analistët pyesin sa larg janë Orbán dhe Rama nga i njëjti skenar. Ish-presidenti serb Aleksandar…
Inaugurimi i djeshëm i monumenteve kushtuar tri figurave madhore të kombit shqiptar, në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik, më la mbresa të veçanta. Pikërisht kjo ngjarje më nxiti të meditoj dhe të ndaj disa mendime me të…
Kanë kaluar 26 vjet nga mbrëmja e 23 nëntorit 2000, kur Xhemail Mustafa, këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova dhe kolumnist i "Bota Sot", u vra në hyrje të banesës së tij në Prishtinë. Atë natë isha me presidentin Rugova…
Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime, me qëllim të përfitimit të një avantazhi. Korrupsioni (fjalë për fjalë, prishje) përdor mjete të tilla si mashtrimi, ryshfeti,…
Serbia është po aq e fortë sa jemi ne shqiptarët të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të pandershëm dhe të pabesë ndaj njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera, Serbia është po aq e fortë sa jemi ne…
Deputetët shqiptarë në legjislaturën e re të Parlamentit të Serbisë, përfshirë edhe ata që do të bashkëpunojnë me Listën Studentore në Serbi, duhet të jenë zëri i popullit dhe ta përfaqësojnë…
Në ditën kur shqiptarët përkujtonin bashkimin e tyre përmes alfabetit të njesuar shqip, Edi Rama dhe Albin Kurti ndodheshin në të njëjtin qytet, por nuk e takuan njëri-tjetrin. Por kjo ftohje nuk ka lindur në Manastir: Ajo është…
Kosova është kthyer në Uashington me portofol në dorë: 600 mijë dollarë në vit për “Ballard Partners”, firmën më fitimprurëse të lobimit në epokën Trump. Pas më shumë se dy vjetësh mungesë,…
Shqipëria hyn në javën e 28 Nëntorit me tri fronte të hapura njëherësh. Studentët, që nga mesi i tetorit janë bërë motori i protestës kundër qeverisë, e cila zgjat prej gati gjashtë muajsh, kanë krijuar…
Demokracia bashkëkohore po përballet me një paradoks gjithnjë e më të dukshëm: institucionet demokratike vazhdojnë të ekzistojnë, zgjedhjet organizohen, partitë politike garojnë për pushtet dhe qytetarët kanë të…
ILINKA DIMASHI, me profesion ka qenë MJEKE PEDIATRE dhe tani është në pension. Sado në pension, ajo nuk është si ujë i ndenjur. Përkundrazi, ajo e shfrytëzon kohën racionalisht. Shkruan poezi edhe prozë dhe, siç pohon vetë:…
Ne kishim dosjet tona ngjethëse, (thotë i madhi Ismail Kadare në libërthin ,”Mbi krimin në Ballkan”) të cilat për turpin tonë, nuk i kemi bërë të ditura. Do të mjaftonte shifra prej 800 foshnjash shqiptare nën pesë…
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë, në seancën që nisi të enjten dhe përfundoi të premten, më 20 nëntor, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, me 62 vota për, 8 kundër dhe…
Në Maqedoni kanë ndodhur disa fatkeqësi të rënda ajrore, ku jetët i kanë humbur më shumë se dyqind udhëtarë. Vetëm në dy prej tyre, të ndodhura brenda vitit 1993, u shuan 183 jetë njerëzish. Njëri aeroplan u…
Në Shqipëri sipas statistikave jetojnë 2.4 milion banorë, ndërsa në Kosovë 1.6 milionë. Në total po pranojmë se në të dy vendet tona jetojnë 4 milionë shqiptarë. Po të marrim parasysh edhe numrin e shqiptarëve…
Në natyrë ekziston kameleoni – një krijesë që për hir të mbijetesës së çastit ndërron ngjyrën dhe lëkurën sa herë ndryshon mjedisi rreth tij. Ai nuk ka një pamje të vetën të përhershme;…
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë ku rezultatet ushtarake nuk mund të vlerësohen të ndara nga pasojat ekonomike, politike dhe strategjike për tërë Evropën. Rifillimi i kontakteve negociuese ndërmjet Moskës dhe Kievit, me…
Përkundrazi, pikërisht atëherë fillon prova e saj më e rëndësishme: mënyra se si ushtrohet pushteti, si respektohen institucionet, si mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe sa përgjegjësi mbajnë ata që janë zgjedhur për…
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, gjatë një muaji në Kosovë ndodhin mesatarisht rreth 150 shkurorëzime ndërmjet bashkëshortëve. Ky fenomen, gjithnjë e më shumë,…
“Xhafer Deva nuk blihet me para, se është i pasur. Deva është armiku ynë i përbetuar. Deva duhet vrarë”. Kështu thoshin çetnikët dhe komunistët serbosllavë, të cilët kishin miq të përbetuar komunistët…
Tri ditë para samitit BE–Ballkani Perëndimor, që mbahet më 25 nëntor në Bruksel, dihet se Serbia nuk do të përfaqësohet nga ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq. Kryeministri i Kosovës,…
Kongresi i Manastirit përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të vetëdijes kombëtare shqiptare. Unifikimi i alfabetit nuk ishte vetëm një vendim gjuhësor, por një projekt qytetërues, arsimor dhe identitar, që…
Lista Studentore, që në zgjedhjet e 25 tetorit fitoi 140 nga 250 ulëset në Kuvendin e Serbisë, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit dhe se do t'i ndjekë…
Nesër, të dielën e 22 nëntorit 2026, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Manastir. Eshtë 118 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Rama ka zgjedhur të shkojë në qytetin e Manastirit me…
Qeveria e tanishme dhe pushtetarët duhet të tregojnë maturi dhe të mos bien në grackën e një gabimi të pariparueshëm politik, duke devijuar nga orientimi strategjik dhe europian i Republikës së Kosovës. Për lirinë dhe…
Liria është një nga vlerat më të larta të qytetërimit njerëzor. Ajo nuk është një dhuratë që pushteti ua jep njerëzve sipas dëshirës, as një privilegj që mund të gëzohet vetëm nga ata që…
Përfshirja në një projekt enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), si autor i zërave në fushën e Integrimeve Evropiane, përfaqëson një angazhim me rëndësi të veçantë…
Samiti trepalësh i presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, i mbajtur më 19 nëntor 2026 në qytetin Shenzhen të Kinës, përfaqëson një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi publikisht presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Thirrja u bë të premten, më 20 nëntor, në një opinion në gazetën ukrainase “Kyiv…
Nga Prizreni e Prishtina, në Krujë, Tiranë, Lezhë e Peshkopi, nga Shkupi, Dibra e Kërçova, deri në Gjakovë, Gjilan, Preshevë, Tuz e Ulqin, e më tej në sheshet e Evropës dhe përtej oqeanit në Amerikë, figura e Gjergj…
Në psikologjinë politike shqiptare ekziston një fenomen tejet i çuditshëm: Sa më pak guxim të ketë një politikan shqiptar për të bërë diçka të dobishme për shoqërinë, shtetin dhe atdheun, aq më…
Në varrezat e Joshanicës, në prani të familjarëve, kolegëve, miqve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, dr. Xhafer Morinës, specialist i…
Rendi botëror po kalon një transformim të thellë strategjik. Rivaliteti ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Kinës po përcakton gjithnjë e më shumë drejtimin e politikës, ekonomisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Bota po…
Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të…
Familja Albani i kishte rrënjët në Arbëri, dhe disa prej pjesëtarëve të saj kishin qenë bashkëluftëtarë të afërt të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit të…
Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim e shtet ka rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen. Përndryshe, ai që nuk i zbaton, largohet, nëse nuk largohet vetë. Kështu ndodh edhe me lojërat e futbollit, dhe këtë duhet ta…
Duke përcjellë rastin e Jakup Kraniqit, nuk mund të mos ndiej shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si po trajtohet një çështje kaq delikate njerëzore. Ky rast më shtyn të shtroj disa pyetje, jo vetëm si qytetar, por mbi…
Natën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa energjia elektrike ndërpritej edhe në sallën e Kuvendit, 61 deputetë votuan masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me rrymë. Për 60 ditë, Kosova është zyrtarisht në…
Ligji që në tetor u votua me 88 vota, si përgjigje e Kuvendit ndaj dënimit të katërshes në Hagë, nuk do të hyjë në fuqi. Të enjten, më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Çfarë Shqipërie dhe Kosove do kishim, nëse politika do punonte për rikthimin e emigrantëve në atdhe?!
Ligji për trashëgiminë e Kosovës vlen për të gjithë, edhe për Kishën
Tragjeditë ajrore të vitit 1993! Dhimbja që nuk vjetrohet dhe heshtja e pakuptimtë e mediave
Historia e Miroslav Filipoviqit!
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Skandali në varrezat e Rrmajit në Shkodër dhe dëshmitë historike mbi pushtimin serbo-malazez të trojeve shqiptare (1912–1916)
Dy dekada pushteti, një e drejtë e mohuar – dështimi historik i BDI-së për provimin e jurisprudencës në shqip, Shasivari drejt zgjidhjes!
Më 28 Nëntor 2026 protesta patriotike gjithkombëtare duhet t’i japë fund pushtimit komunist 82 vjeçar
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Jennifer Barreto nga Porto Riko, 27 vjeç, u kurorëzua Miss Universe 2026 natën e së martës, 24 nëntor, në San…
Dy burra janë arrestuar për dyshime për vjedhje dhe hyrje të paligjshme në pronë pas një incidenti në Anmer…
