TË FUNDIT

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë sot rreth orës 08:50, ka filluar me realizimin e urdhrit për kontroll në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt.

Policia ka bërë me dije se veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohë të gjatë, me çrast tre persona të dyshuar, në pozita dhe role të ndryshme zyrtare si zyrtarë të Gjykatës në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit”, si dhe “Bashke kryerja”.

Të tre dyshohet të kenë ushtruar ndikim ne proces-afatet kohore te shpalljes se vendimeve gjyqësore dhe çështje te punësimit, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 4 telefona celulare, dy shtëpiza PC, si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të PTH Prishtinë ndalohen për 48 orë” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *