TË FUNDIT

SHTËPIA PËRKUJTIMORE FLEÇER

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, 1983) Përktheu: Agron Shala

Çojini të gjitha foshnjat tuaja të stërmëdha diku larg Dhe ndërtojuni një shtëpi Një vend të vogël të tyrin Shtëpinë Përkujtimore Fleçer [1] për Tiranët dhe Mbretërit e Pashërueshëm

Mund ta shohin veten çdo ditë Në televizorin me qark të mbyllur Për t’u siguruar se janë ende të vërtetë Kjo është e vetmja lidhje që ndiejnë

Zonja dhe zotërinj, urdhëroni Regani dhe Hejgu Z. Begin dhe miku Znj. Theçër dhe Pejsli (përshëndetje Megi!) Z. Brezhnev dhe shoqëria (Më falni, ku është bari?) Fantazma e Mekartit, Dhe kujtimet e Niksonit Dhe tani, duke shtuar ngjyrë (nga kjo anë) Një grup figurash të shquara anonime latino-amerikane të paketimit të mishit

A prisnin që t’i trajtonim me ndonjë respekt?

Mund t’i lustrojnë medaljet dhe t’i mprehin buzëqeshjet, Dhe të abuzojnë me veten duke luajtur lojëra për pak kohë Bum-bum, beng-beng, shtrihu, je i vdekur

Të sigurt nën vështrimin e përhershëm të një syri të ftohtë prej qelqi Lodra e tyre e parapëlqyer Do të jenë vajza dhe djem të mirë Në Shtëpinë Përkujtimore Fleçer për Shpërdoruesit Kolonialë të Jetës dhe Gjymtyrëve

A janë të gjithë brenda? A po kaloni mirë? (Lamtumirë!) Tani mund të zbatohet zgjidhja përfundimtare

[1] Eric Fletcher Waters (1913-1944), babai i Roger Watersit, i vrarë në Itali në Luftën e Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *