TË FUNDIT

A ishte arbëresh Frank Sinatra, zbulohen detaje?

Babai i këngëtarit legjendar amerikan Frank Sinatra, Antonino Martino Sinatra, ishte nga Lercara Friddi, një qytet në provincën e Palermos, në Siçili të Italisë.

Lercara Friddi ka lidhje historike me komunitetin arbëresh. Ndonëse nuk renditet ndër vendbanimet më të njohura arbëreshe, në këtë zonë janë vendosur edhe familje me prejardhje shqiptare.

Arbëreshët u vendosën në Itali pas emigrimeve të mëdha shqiptare gjatë shekujve XV dhe XVI, si pasojë e pushtimeve osmane. Edhe sot, në disa vendbanime të Siçilisë, komuniteti arbëresh vazhdon të ruajë gjuhën, zakonet, veshjet tradicionale dhe ritin fetar bizantin.

Prejardhja e babait të Sinatra-s nga kjo zonë ka nxitur interesim për një lidhje të mundshme të këngëtarit me arbëreshët. Megjithatë, origjina e tij shqiptare nuk është e dokumentuar përfundimisht./albaniannetwork

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *