TË FUNDIT

Të enjten reshje të dendura shiu, fundjava me borë

Moti gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet me temperatura të ulëta, ndërsa mëngjeset e së martës dhe të së mërkurës pritet të jenë veçanërisht të ftohta, me temperatura nën zero.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat minimale gjatë mëngjesit të së martës do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën pritet të arrijnë deri në -8 gradë.

Nga e mërkura, kah fundi i ditës, pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet do të intensifikohen të enjten, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ku pritet të tejkalojnë 30 litra për metër katror.

Ndërkaq, për shkak të uljes së temperaturave gjatë fundjavës, reshjet pritet të jenë në formë shiu dhe bore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *