POLITIKATË FUNDIT

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen më 25 nëntor në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër të Samitit të BE-së, Ballkani Perëndimor.

Bashkimin Evropian në këtë samit do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sipas njoftimit nga RTKlive.

Në fokus të takimit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, përshpejtimi i reformave dhe integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian.

Liderët pritet të diskutojnë edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.

Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe përballja me kërcënimet kibernetike dhe ato hibride.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se anëtarësimi i vendeve të rajonit është prioritet dhe investim i rëndësishëm gjeopolitik për Evropën.

Samiti i fundit ndërmjet liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në qershor të këtij viti në Tivat të Malit të Zi. /KosovaNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *