Figurat tona emblematike kombëtare nuk na kanë ndarë kurrë dhe asnjëherë nuk do të na ndajnë!
Inaugurimi i djeshëm i monumenteve kushtuar tri figurave madhore të kombit shqiptar, në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik, më la mbresa të veçanta. Pikërisht kjo ngjarje më nxiti të meditoj dhe të ndaj disa mendime me të gjithë ata që e duan, e çmojnë dhe e respektojnë historinë tonë kombëtare. Pra, unë ashtu siç e admiroj Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe Imzot Pjetër Bogdanin, me të njëjtin respekt e krenari i admiroj edhe rilindësit tanë kombëtarë, me në krye Naim Frashërin, veprimtarët e Pavarësisë, me në krye Ismail Qemalin, si dhe personalitetet e shquara të historisë sonë më të re: Shën Nënë Terezën (Gonxhe Bojaxhiun), Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe shumë figura të tjera markante heroike kombëtare që i dhanë emër, dinjitet dhe lavdi kombit shqiptar.
Të gjitha këto figura, pavarësisht kohës kur jetuan, besimit fetar apo rrugës që ndoqën, dhanë ndihmesë të çmuar për popullin shqiptar. Disa luftuan për liri dhe pavarësi, disa punuan për gjuhën, arsimin dhe kulturën, ndërsa të tjerë u dalluan për paqen, humanizmin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Secili prej tyre, në mënyrën e vet, la gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Këto personalitete të përmendura më lart nuk i përkasin vetëm një familjeje, feje, krahine, ideologjie apo grupimi politik.
Përkundrazi, ato janë pasuri e përbashkët e historisë dhe e kujtesës sonë kombëtare. Prandaj, çdo shqiptar ka të drejtë t’i nderojë, t’i respektojë dhe të ndihet krenar për veprat e tyre. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që mendësitë përçarëse, fanatizmi fetar, sjelljet e pahijshme apo interesat e ngushta politike t’i njollosin këto figura dhe të krijojnë ndasi mes shqiptarëve. Historia na ka mësuar se përçarjet e kanë dobësuar popullin tonë, ndërsa bashkimi, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë e kanë ndihmuar të përballojë vështirësi të mëdha.
Skënderbeu, Bogdani, Naimi, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Rugova dhe Jashari e heronjtë e atdheut tonë, nuk na përçajnë, por na bashkojnë! Secili prej tyre, në kohën dhe misionin e vet, i shërbeu një qëllimi më të madh se vetvetja: lirisë, dinjitetit dhe së ardhmes së popullit shqiptar.
Shqiptarët (qofshin katolikë, myslimanë, ortodoksë apo të bindjeve të tjera), kanë një histori të përbashkët dhe një përgjegjësi të përbashkët për ta ruajtur atë. Besimet dhe bindjet tona mund të jenë të ndryshme, por këto dallime nuk duhet të bëhen kurrë shkak për urrejtje, fyerje apo përçarje ndërmjet nesh. Përkundrazi, ato duhet të na nxisin të kultivojmë ndër breza, mirëkuptimin dhe respektin për njëri-tjetrin.
Figurat tona emblematike kombëtare nuk kanë nevojë të përvetësohen nga askush, por të respektohen nga të gjithë. Ato nuk duhet të shërbejnë për ndarje, por për bashkim.
T’i nderosh këto figura do të thotë të respektosh historinë, sakrificën dhe vlerat që ato përfaqësojnë. Askush nuk duhet ta përdorë emrin e tyre për të fyer besimin, prejardhjen apo bindjet e shqiptarëve të tjerë. Mbi çdo dallim fetar, krahinor apo politik duhet të qëndrojë dinjiteti ynë kombëtar.
Prandaj, nuk shoh asgjë të keqe në vendosjen e monumenteve të tri figurave të shquara shqiptare, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Imzot Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit, në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik. Kisha është një vend i shenjtë për besimtarët shqiptarë katolikë, por nderimi i këtyre personaliteteve ka një kuptim më të gjerë, sepse ata i përkasin gjithë kombit shqiptar. Vendosja e tyre së bashku përcjell një mesazh të rëndësishëm: historia dhe vlerat kombëtare mund të na bashkojnë, pavarësisht dallimeve tona. Po kështu, nuk shoh asgjë të keqe as në ndërtimin e Muzeut të Pajtimit të Gjaqeve, kushtuar veprës së profesor Anton Çettës dhe bashkëpunëtorëve të tij, në fshatin Bubavec të Malishevës. Kjo nismë, e ndërmarrë me përkushtimin e mulla Xhevat Kryeziut, meriton respekt dhe vlerësim të veçantë, sepse nderon një nga veprimtaritë më fisnike të historisë sonë të afërt: pajtimin, faljen dhe bashkimin e shqiptarëve. Mulla Xhevat Kryeziun e admiroj dhe e respektoj personalisht për këtë veprim fisnik, ashtu siç besoj se e vlerësojnë edhe shumë qytetarë të Drenicës, të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës. Nisma të tilla dëshmojnë se respekti për figurat tona kombëtare nuk njeh kufij fetarë dhe se vlerat e përbashkëta janë më të forta se dallimet tona.
Nëse në oborrin e një kishe katolike mund të nderohen së bashku Skënderbeu, Bogdani dhe Jashari, atëherë pse të mos ndërmerren nisma të ngjashme edhe në oborret e xhamive në Kosovë dhe Shqipëri?
Përse të mos vendosen, me mirëkuptimin e bashkësive fetare dhe në përputhje me traditat e tyre, monumente kushtuar këtyre figurave dhe personaliteteve të tjera të shquara të kombit shqiptar?
Nisma të tilla, të mbështetura në respektin e ndërsjellë, nuk do të na ndanin, por do të na afronin edhe më shumë. Ato do të dëshmonin se shqiptarët, pavarësisht besimit fetar, dinë të bashkohen rreth historisë, kulturës dhe vlerave të tyre të lavdishme kombëtare. Nderimi i personaliteteve historike nuk duhet të kufizohet nga përkatësia fetare, por të mbështetet në kontributin që ato kanë dhënë për popullin dhe atdheun.
Ne duhet t’i nderojmë figurat tona historike me respekt dhe mirënjohje, pa i gjykuar përmes dallimeve fetare, krahinore apo politike. Të respektosh një personalitet kombëtar që i përket një besimi tjetër nuk do të thotë të heqësh dorë nga besimi yt, por të dëshmosh kulturë, pjekuri dhe vetëdije kombëtare.
Historia jonë ka dëshmuar se shqiptarët kanë ditur të qëndrojnë së bashku në çastet më të vështira, pavarësisht dallimeve që kanë pasur. Prandaj, edhe sot kemi për detyrë ta ruajmë këtë trashëgimi, duke mos lejuar që figurat që na kanë bërë krenarë të kthehen në shkak përçarjeje. Nuk duhet të harrojmë se respekti për besimin e tjetrit dhe dashuria për kombin nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato mund të bashkëjetojnë dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet nesh.
Figurat tona emblematike kombëtare nuk na kanë ndarë asnjëherë dhe kurrë nuk do të na ndajnë. Ato janë dhe do të mbeten ura që lidhin shqiptarët, sepse historia, gjuha, kultura dhe dashuria për atdheun janë vlera që na përkasin të gjithëve. Besimet mund t’i kemi të ndryshme, por atdheun, historinë dhe përgjegjësinë për të ardhmen i kemi të përbashkëta. Mbi të gjitha, ne jemi dhe do të mbetemi SHQIPTARË!
Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime, me qëllim të përfitimit të një avantazhi. Korrupsioni (fjalë për fjalë, prishje) përdor mjete të tilla si mashtrimi, ryshfeti,…
Serbia është po aq e fortë sa jemi ne shqiptarët të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të pandershëm dhe të pabesë ndaj njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera, Serbia është po aq e fortë sa jemi ne…
Deputetët shqiptarë në legjislaturën e re të Parlamentit të Serbisë, përfshirë edhe ata që do të bashkëpunojnë me Listën Studentore në Serbi, duhet të jenë zëri i popullit dhe ta përfaqësojnë…
Në ditën kur shqiptarët përkujtonin bashkimin e tyre përmes alfabetit të njesuar shqip, Edi Rama dhe Albin Kurti ndodheshin në të njëjtin qytet, por nuk e takuan njëri-tjetrin. Por kjo ftohje nuk ka lindur në Manastir: Ajo është…
Kosova është kthyer në Uashington me portofol në dorë: 600 mijë dollarë në vit për “Ballard Partners”, firmën më fitimprurëse të lobimit në epokën Trump. Pas më shumë se dy vjetësh mungesë,…
Shqipëria hyn në javën e 28 Nëntorit me tri fronte të hapura njëherësh. Studentët, që nga mesi i tetorit janë bërë motori i protestës kundër qeverisë, e cila zgjat prej gati gjashtë muajsh, kanë krijuar…
Demokracia bashkëkohore po përballet me një paradoks gjithnjë e më të dukshëm: institucionet demokratike vazhdojnë të ekzistojnë, zgjedhjet organizohen, partitë politike garojnë për pushtet dhe qytetarët kanë të…
ILINKA DIMASHI, me profesion ka qenë MJEKE PEDIATRE dhe tani është në pension. Sado në pension, ajo nuk është si ujë i ndenjur. Përkundrazi, ajo e shfrytëzon kohën racionalisht. Shkruan poezi edhe prozë dhe, siç pohon vetë:…
Ne kishim dosjet tona ngjethëse, (thotë i madhi Ismail Kadare në libërthin ,”Mbi krimin në Ballkan”) të cilat për turpin tonë, nuk i kemi bërë të ditura. Do të mjaftonte shifra prej 800 foshnjash shqiptare nën pesë…
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë, në seancën që nisi të enjten dhe përfundoi të premten, më 20 nëntor, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, me 62 vota për, 8 kundër dhe…
Në Maqedoni kanë ndodhur disa fatkeqësi të rënda ajrore, ku jetët i kanë humbur më shumë se dyqind udhëtarë. Vetëm në dy prej tyre, të ndodhura brenda vitit 1993, u shuan 183 jetë njerëzish. Njëri aeroplan u…
Në Shqipëri sipas statistikave jetojnë 2.4 milion banorë, ndërsa në Kosovë 1.6 milionë. Në total po pranojmë se në të dy vendet tona jetojnë 4 milionë shqiptarë. Po të marrim parasysh edhe numrin e shqiptarëve…
Në natyrë ekziston kameleoni – një krijesë që për hir të mbijetesës së çastit ndërron ngjyrën dhe lëkurën sa herë ndryshon mjedisi rreth tij. Ai nuk ka një pamje të vetën të përhershme;…
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë ku rezultatet ushtarake nuk mund të vlerësohen të ndara nga pasojat ekonomike, politike dhe strategjike për tërë Evropën. Rifillimi i kontakteve negociuese ndërmjet Moskës dhe Kievit, me…
Përkundrazi, pikërisht atëherë fillon prova e saj më e rëndësishme: mënyra se si ushtrohet pushteti, si respektohen institucionet, si mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe sa përgjegjësi mbajnë ata që janë zgjedhur për…
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, gjatë një muaji në Kosovë ndodhin mesatarisht rreth 150 shkurorëzime ndërmjet bashkëshortëve. Ky fenomen, gjithnjë e më shumë,…
“Xhafer Deva nuk blihet me para, se është i pasur. Deva është armiku ynë i përbetuar. Deva duhet vrarë”. Kështu thoshin çetnikët dhe komunistët serbosllavë, të cilët kishin miq të përbetuar komunistët…
Tri ditë para samitit BE–Ballkani Perëndimor, që mbahet më 25 nëntor në Bruksel, dihet se Serbia nuk do të përfaqësohet nga ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq. Kryeministri i Kosovës,…
Kongresi i Manastirit përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të vetëdijes kombëtare shqiptare. Unifikimi i alfabetit nuk ishte vetëm një vendim gjuhësor, por një projekt qytetërues, arsimor dhe identitar, që…
Lista Studentore, që në zgjedhjet e 25 tetorit fitoi 140 nga 250 ulëset në Kuvendin e Serbisë, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit dhe se do t'i ndjekë…
Nesër, të dielën e 22 nëntorit 2026, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Manastir. Eshtë 118 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Rama ka zgjedhur të shkojë në qytetin e Manastirit me…
Qeveria e tanishme dhe pushtetarët duhet të tregojnë maturi dhe të mos bien në grackën e një gabimi të pariparueshëm politik, duke devijuar nga orientimi strategjik dhe europian i Republikës së Kosovës. Për lirinë dhe…
Liria është një nga vlerat më të larta të qytetërimit njerëzor. Ajo nuk është një dhuratë që pushteti ua jep njerëzve sipas dëshirës, as një privilegj që mund të gëzohet vetëm nga ata që…
Përfshirja në një projekt enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), si autor i zërave në fushën e Integrimeve Evropiane, përfaqëson një angazhim me rëndësi të veçantë…
Samiti trepalësh i presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, i mbajtur më 19 nëntor 2026 në qytetin Shenzhen të Kinës, përfaqëson një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi publikisht presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Thirrja u bë të premten, më 20 nëntor, në një opinion në gazetën ukrainase “Kyiv…
Nga Prizreni e Prishtina, në Krujë, Tiranë, Lezhë e Peshkopi, nga Shkupi, Dibra e Kërçova, deri në Gjakovë, Gjilan, Preshevë, Tuz e Ulqin, e më tej në sheshet e Evropës dhe përtej oqeanit në Amerikë, figura e Gjergj…
Në psikologjinë politike shqiptare ekziston një fenomen tejet i çuditshëm: Sa më pak guxim të ketë një politikan shqiptar për të bërë diçka të dobishme për shoqërinë, shtetin dhe atdheun, aq më…
Në varrezat e Joshanicës, në prani të familjarëve, kolegëve, miqve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, dr. Xhafer Morinës, specialist i…
Rendi botëror po kalon një transformim të thellë strategjik. Rivaliteti ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Kinës po përcakton gjithnjë e më shumë drejtimin e politikës, ekonomisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Bota po…
Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të…
Familja Albani i kishte rrënjët në Arbëri, dhe disa prej pjesëtarëve të saj kishin qenë bashkëluftëtarë të afërt të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit të…
Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim e shtet ka rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen. Përndryshe, ai që nuk i zbaton, largohet, nëse nuk largohet vetë. Kështu ndodh edhe me lojërat e futbollit, dhe këtë duhet ta…
Duke përcjellë rastin e Jakup Kraniqit, nuk mund të mos ndiej shqetësim dhe indinjatë për mënyrën se si po trajtohet një çështje kaq delikate njerëzore. Ky rast më shtyn të shtroj disa pyetje, jo vetëm si qytetar, por mbi…
Natën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa energjia elektrike ndërpritej edhe në sallën e Kuvendit, 61 deputetë votuan masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me rrymë. Për 60 ditë, Kosova është zyrtarisht në…
Ligji që në tetor u votua me 88 vota, si përgjigje e Kuvendit ndaj dënimit të katërshes në Hagë, nuk do të hyjë në fuqi. Të enjten, më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Universitetet shqiptare sot duhet t’i bëjnë vetes një pyetje thelbësore, a po prodhojnë dije, shkencë dhe intelektualë, apo thjesht po shtojnë numrin e njerëzve me tituj akademikë? Në disa universitete shqiptare, duket se kemi…
Sjellja politike e qeverisë së Mickoskit ndaj detyrimeve të BE-së është nënçmuese. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, del kundër kushteve të BE-së, duke i kërkuar asaj që, me përfshirjen e…
Në Beograd ndodhen arkiva që mbajnë dy përgjigje të rëndësishme për Kosovën. E para është se ku janë varrosur njerëzit që u zhdukën gjatë luftës. E dyta është nëse komisionerja evropiane që sot…
Ligji për Dhomat e Specializuara, që Kuvendi e kishte miratuar më 6 tetor me 88 vota, nuk e kaloi provën e dytë. Vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula mbeti në fuqi. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së kryetares së…
Zgjedhja e Aleksandar Čupićit në krye të Kuvendit Popullor të Serbisë, më 19 nëntor 2026, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në konfigurimin e ri politik të vendit. Për herë të parë pas një…
Takimi i parë në histori mes presidentëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë do të mbahet mend më shumë për fotografinë sesa për përmbajtjen. Pas rreth një ore e gjysmë bisedimesh pa këshilltarë në Kylin Villa…
Diktaturë do të thotë shfrytëzim i pakufishëm i fuqisë nga dikush, nga një grup individësh të veshur me pushtet shtetëror. Realisht, në Shqipëri, ky grup i fuqishëm janë politikanët, establishmenti politik i kriminalizuar…
Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim në Parlamentin Evropian, pas skandalit me këngën me konotacione nacionaliste “Oj Kosovo, oj Kosovo”, duhet të largohet menjëherë nga ky post i lartë i BE-së. Në vlugun e angazhimeve për ta…
Sot Kuvendi i Kosovës pritet të rrëzojë vetonë e presidentes dhe ta shpallë Ligjin për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që vetë propozuesi i tij e pranon si të mangët. Është ligji që askush nuk e mbron…
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve raketore M142 HIMARS për Shqipërinë, në një paketë të vlerësuar në 210 milionë dollarë. Njoftimi për Kongresin mban datën 17 nëntor dhe nuk…
Katër ditë pranë familjes, pas një kohe të gjatë largësie, një takim i mbushur me lot gëzimi, mall dhe emocione të papërshkrueshme. Ka momente në jetë kur edhe fjalët më të bukura mbeten të vogla…
Profeti im, Gjergj Kastrioti
Samiti i Shenzhenit dhe rendi i ri botëror – Çfarë rrezikon Kosova dhe Ballkani?
Kurti i kërkon Kievit njohjen: pse Ukraina ende nuk e njeh Kosovën
Zërat e integrimeve evropiane në enciklopedinë e ASHAK-ut, kontribut shkencor dhe përgjegjësi intelektuale!
Besa e Gjakut dhe e Tokës!
Vuçiç kërcënon grevë urie: “Një milion protestues nëse arrestohem”
Figurat tona emblematike kombëtare nuk na kanë ndarë kurrë dhe asnjëherë nuk do të na ndajnë!
Korrupsioni në Kosovë dhe shteti ligjor
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Jessica Simpson nuk është më bjondja që njihte e gjithë bota. Këngëtarja amerikane, 46 vjeç,…
John Travolta e ktheu një mbrëmje çmimesh në Berlin në një festë familjare. Ylli 72-vjeçar i Hollywoodit…
