POLITIKATË FUNDIT

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal dhe reforma sipas srandardeve të BE-së

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, ku në fokus të bisedimeve ishin reformat në sistemin e drejtësisë, avancimi i legjislacionit dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit, ministri Shasivari e informoi ambasadorin për procesin reformues që po zhvillohet në vend, me theks të veçantë te përgatitjet për debatet publike për Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale. Këto dy akte ligjore përbëjnë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Ministri theksoi se procesi i hartimit dhe avancimit të tyre do të mbështetet në konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse me ekspertët juridikë, institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile.

Në këtë kontekst, Shasivari vlerësoi rëndësinë e përvojës së Sllovenisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian, veçanërisht në forcimin e institucioneve, zbatimin e standardeve evropiane dhe avancimin e reformave në drejtësi.

Takimi konfirmoi interesin e përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke e vendosur drejtësinë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian në qendër të agjendës së përbashkët.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *