Gërvalla në 27-vjetorin e SHKK-së: Çdo arritje juaja është arritje e shtetit ligjor dhe besimit të qytetarëve në institucione
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit, në një ceremoni ku mori pjesë dhe ministrja Donika gërvalla.
Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e zyrtarëve korrektues, duke theksuar se arritjet e tyre përbëjnë kontribut të rëndësishëm për forcimin e shtetit ligjor dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.
“Çdo arritje juaja është arritje e shtetit ligjor dhe besimit të qytetarëve në institucionet tona. Duke ju përgëzuar për punën tuaj të palodhur, shpesh të vështirë, por jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e sistemit tonë të drejtësisë, nuk mundem pa theksuar se transformimi rrënjësor i SHKK-së mban vulën kryesisht të dy personave: ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila me mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm ka dëshmuar lidershipin e saj në transformimin korrektues, dhe drejtorit të përgjithshëm të SHKK-së, i cili jo vetëm që ka zgjeruar rrethin”, tha Gërvalla.
