TË FUNDIT

Ylli i Villarrealit shpërthen në akuza ndaj Barcelonës: Na vodhën ndeshjen, njëjtë si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj gjykimit të gjykimit Hernandez Hernandez.

Skuadra mysafire konteston në veçanti vendimin për goditjen nga këndi, pas së cilës Barcelona shënoi golin e parë, duke besuar se ishte dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve.

Pas ndeshjes, mesfushori Santi Comesana akuzoi futbollistët e Barcelonës për ushtrim të presionit ndaj arbitrave, duke pretenduar se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në përballjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

“E njëjta gjë na ndodhi në Bernabeu dhe e njëjta gjë edhe këtu”.

“Presioni që ata ushtrojnë ndaj gjyqtarëve është i jashtëzakonshëm. Ata rrethohen nga presioni i shtatë lojtarëve”, u shpreh mesfushori spanjoll.

I pakënaqur me disa ndërhyrje të ndëshkuara dhe kartonët e dhënë gjatë takimit, Comesana tregoi se kishte tentuar ta paralajmëronte edhe vetë gjyqtarin gjatë ndeshjes.

“Mjaft më, mos lejo që presioni të ndikojë te ti, gjyqtar”.

Megjithatë, mesfushori pranoi se Villarrealit i mungoi reagimi i duhur pas golit të pësuar në pjesën e dytë, duke pranuar se skuadra u ndikua psiqikisht.

“Nuk e nisëm keq pjesën e dytë, por goli na vrau psiqikisht. Një gol nuk duhet të na dëmtojë aq shumë. Na ndikon tepër, pasi një gol e ndryshon të gjithë planin e lojës”./ Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *