TË FUNDIT

Britney Spears i kërkon falje familjes: Më mungoni shumë

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka publikuar një mesazh emocionues në Instagram, tashmë të fshirë, përmes të cilit u ka kërkuar falje anëtarëve të familjes për rikthimin e disa çështjeve të së kaluarës.

Në postimin e saj, 44-vjeçarja pranoi se mund të ketë qenë kokëfortë dhe se disa nga reagimet e saj mund të kenë qenë të tepruara.

Ajo theksoi se ndiente nevojën të mbronte veten emocionalisht, por shprehu keqardhje për kujtimet që mund t'u ketë rikthyer familjarëve.

Britney Spears posted a surprise apology to her estranged family, saying she misses them “like crazy” and calling her stubbornness “childish and embarrassing https://t.co/3LCRofF0vL — twicethejoy (@Runitupdeji) November 22, 2026

“Jam e bekuar që kam një familje kaq të mrekullueshme. Më vjen shumë keq, sepse më mungojnë shumë”, shkroi Spears, pa treguar se cilëve anëtarë të familjes u drejtohej konkretisht.

Marrëdhëniet e këngëtares me familjen, veçanërisht me babanë Jamie Spears dhe motrën Jamie Lynn, kanë qenë prej vitesh të tensionuara.

Konfliktet u bënë edhe më të njohura gjatë periudhës së kujdestarisë ligjore, e cila zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2021 dhe nën të cilën babai i saj kishte kontroll mbi pasurinë dhe aspekte të jetës së saj.

Pavarësisht përplasjeve të së kaluarës, mesazhi i fundit i Britneyt duket se shpreh mall, pendesë dhe dëshirën për të lënë pas disa nga konfliktet familjare. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *