Lëndohet pjesëtari i njësisë speciale “Tigri” në kazermën “Ilinden”, dërgohet në Klinikë
Një pjesëtar i Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri” është lënduar gjatë drejtimit të një motoçiklete në kazermën “Ilinden” në Shkup, përcjell tetova1
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se i lënduari është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Rasti është raportuar më 19 nëntor, në orën 14:45. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.
Nga MPB-ja nuk kanë dhënë detaje lidhur me natyrën dhe shkallën e lëndimeve, si dhe rrethanat konkrete në të cilat ka ndodhur aksidenti. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare shtesë për gjendjen shëndetësore të pjesëtarit të lënduar.
Në të njëjtin reagim, MPB-ja ka hedhur poshtë pretendimet për ndikime partiake në organizimin e trajnimeve të njësisë speciale. Sipas ministrisë, aktivitetet zhvillohen në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe standardet e sigurisë.
Gjithashtu, MPB-ja ka demantuar informacionet se rreth 30 pjesëtarë janë larguar nga njësia, pa bërë të ditur numrin e saktë të pjesëtarëve që aktualisht përbëjnë këtë njësi.
