POLITIKATË FUNDIT

Kasami nga Qafë Thana: Më pak kontrolle, më pak pritje, më shumë besim te njëri-tjetri!

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami ka uruar hapjen e pikës së vetme të ndalesës “One Stop Shop” midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Më pak kontrolle, më pak pritje, më shumë besim te njëri-tjetri! Në këtë ditë feste, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut z. Hristijan Mickoski, promovuam hyrjen në fuqi të sistemit hyrje-hyrje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në Qafë Thanë dhe në 4 vendkalime tjera kufitare, qytetarët e dy vendeve do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli. Shkurtojmë pritjet, lehtësojmë lidhjen mes dy shteteve tona dhe afrohemi me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë.

Ky ishte përcaktimi ynë si VLEN, që me Shqipërinë e Kosovën të afrohemi jo vetëm deklarativisht, por edhe me masa konkrete si One Stop Shop dhe me projekte infrastrukturore si dy autostradat strategjike që po i ndërtojmë. Gëzuar Festat e Nëntorit!”, shkroi Kasami.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *