POLITIKATË FUNDIT

Thaçi rikthen në vëmendje vitin 2007: 22 Nëntori u bë festë zyrtare gjatë qeverisjes së PDSH-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka uruar shqiptarët për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj date për identitetin dhe krenarinë kombëtare.

Në mesazhin e tij, Thaçi rikujtoi se në vitin 2007, gjatë qeverisjes së PDSH-së, 22 Nëntori u shpall festë zyrtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës shqipe ndër breza, duke uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *