Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?
Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë – këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
Në këtë përpjekje, ata pritet të kenë edhe mbështetjen e institucioneve më të larta të Kosovës, të cilat kanë nisur hartimin e një strategjie për t’i ndihmuar gjatë procesit të apelit.
Synimi i deklaruar është ndryshimi i aktgjykimit.
Por, sa mund të ndikojë një shtet në rezultatin e një procesi gjyqësor? Ku përfundon mbështetja e ligjshme dhe ku fillon ndërhyrja politike?
Ekspertët e së drejtës penale ndërkombëtare, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thonë se mbështetja financiare dhe ekspertiza juridike mund të jenë të dobishme, por ndikimi i shtetit në rezultatin përfundimtar mbetet i kufizuar.
Ata identifikojnë disa çështje që mund të kundërshtohen në apel, por shprehin rezerva ndaj përpjekjeve për të ndryshuar ligjin mbi të cilin funksionon Gjykata Speciale.
Një strategji shtetërore, por pak hollësi
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të UÇK-së: ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Ekipet mbrojtëse e kundërshtuan aktgjykimin dhe paralajmëruan apelimin e tij. Afati për paraqitjen e njoftimeve të apelit është 27 nëntori.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës formoi një grup punues, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike gjatë kësaj faze të procesit.
Nisma mori mbështetjen edhe të presidentes Justina Shiroka Pula, e cila u takua me grupin punues, u informua për ecurinë e strategjisë dhe përkrahu bashkërendimin e veprimeve institucionale.
Megjithatë, përmbajtja konkrete e strategjisë mbetet kryesisht e panjohur.
Konjufca bëri të ditur se puna e grupit do të zhvillohet në konfidencialitet, për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve që trajtohen.
“Qëllimi është që ta fitojmë rastin në procesin e apelit”, deklaroi ai, duke theksuar se diskutimet dhe synimet e grupit janë të ndjeshme si në aspektin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Radio Evropa e Lirë i kërkoi Konjufcës sqarime për mënyrën e funksionimit të grupit dhe mbështetjen që synon të ofrojë, por nuk mori përgjigje.
Pa përgjigje mbetën edhe pyetjet drejtuar avokatit të Thaçit, Lluka Mishetiq, lidhur me përgatitjet për apel, argumentet që mund të përdoren dhe rolin e mundshëm të Qeverisë së Kosovës.
Në mungesë të këtyre hollësive, mbetet e paqartë se si do të përkthehet angazhimi i institucioneve në ndihmë konkrete për ekipet mbrojtëse.
Ndihmë financiare po, trysni politike jo
Përfshirja e shteteve në mbështetjen e shtetasve apo ish-zyrtarëve të tyre gjatë proceseve penale ndërkombëtare nuk është e pazakontë. Por, ekspertët bëjnë dallim mes ndihmës juridike dhe përpjekjeve për të ndikuar politikisht në një gjykim.
William Schabas, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Middlesex të Londrës, thotë se institucionet e Kosovës mund të kontribuojnë financiarisht për të siguruar mbrojtje cilësore juridike.
“Nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të kontribuojë financiarisht për t’i ndihmuar të pandehurit të angazhojnë ekipet e tyre juridike, kjo nuk do të ishte e pazakontë. Por, nëse synon forma të tjera përfshirjeje, si fushata apo lobim, nuk mendoj se kjo do të ishte e pranueshme ”, thotë Schabas për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Një mbështetje e tillë mund t’u mundësojë ekipeve mbrojtëse të angazhojnë ekspertë, të analizojnë prova dhe të përgatisin argumente për apel. Por, kjo nuk i jep shtetit të drejtën të përcaktojë strategjinë e mbrojtjes apo të ushtrojë ndikim mbi gjyqtarët.
Carsten Stahn, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin Leiden të Holandës, thotë se përvoja nga gjykimet e mëparshme ndërkombëtare tregon se ndikimi i shteteve në rezultatet gjyqësore ka qenë i kufizuar.
“Sepse, ose keni argumente të forta juridike që mbrojtja mund t’i paraqesë para gjykatës, ose nuk i keni. Dhe nëse nuk i keni, fakti që një shtet ju mbështet, nuk do të thotë se gjykata do ta ndryshojë domosdoshmërisht arsyetimin apo qëndrimin e saj juridik” , thotë ai për Exposenë.
Sipas Stahnit, është veçanërisht e rëndësishme që avokatët të ruajnë pavarësinë në përfaqësimin e klientëve të tyre.
“Shteti nuk mund të ushtrojë trysni politike mbi mbrojtjen, duke i diktuar asaj se si t’i ndërtojë argumentet juridike. Sepse, detyrimi i avokatëve është ndaj klientëve të tyre dhe kjo nuk mund të ndikohet nga shteti” , thekson ai.
Çfarë tregojnë rastet nga Kroacia?
Kufijtë e ndikimit shtetëror janë vënë në provë edhe në procese të tjera për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Një prej tyre është rasti i Jadranko Përlliqit dhe pesë ish-zyrtarëve të tjerë politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës, të gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Në aktgjykim përfshiheshin edhe konstatime për rolin e zyrtarëve të lartë të Kroacisë – mes tyre, presidenti i atëhershëm, Franjo Tugjman – në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Ndonëse këta zyrtarë nuk ishin të pandehur, konstatimet kishin rëndësi politike dhe historike për Kroacinë.
Për këtë arsye, Zagrebi kërkoi të ndërhynte në procedurën e apelit, për t’i kundërshtuar gjetjet që lidheshin me shtetin kroat.
Por, Tribunali ia refuzoi kërkesën, duke theksuar se procesi kishte për objekt përgjegjësinë penale të individëve, jo të shtetit.
Situata e Kosovës është ndryshe, pasi institucionet e saj nuk kanë paralajmëruar ndonjë kërkesë për t’u bërë palë në procedurën e apelit, por një strategji për mbështetjen e të dënuarve.
Megjithatë, për Stahnin, ky rast ilustron kufijtë e ndikimit që mund të ketë një shtet në një proces gjyqësor.
Përvoja kroate ofron edhe një shembull tjetër, me rezultat krejtësisht të ndryshëm.
Gjenerali Ante Gotovina ishte dënuar fillimisht me 24 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të lidhura me operacionin ushtarak “Stuhia” të vitit 1995.
Por, në vitin 2012, Dhoma e Apelit e Tribunalit e përmbysi dënimin dhe e shpalli të pafajshëm.
Në mbrojtjen e tij ishin angazhuar edhe ekspertë juridikë dhe ushtarakë.
Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, e sjell këtë rast si shembull të rëndësisë që mund të ketë ekspertiza e specializuar gjatë apelimit të një aktgjykimi kompleks.
“Nëse do t’i këshilloja institucionet e Kosovës, do t’u thosha të angazhojnë ekspertët më të mirë në fusha të ndryshme juridike. Për shembull, për ndërmarrjen e përbashkët kriminale, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, por edhe ekspertë të provave, që mund të vlerësojnë nëse ato i përmbushin standardet e nevojshme për një dënim” , thotë Holvoet për Exposenë.
Rezultati i rastit Gotovina, megjithatë, nuk garanton një përfundim të ngjashëm në procesin kundër katër ish-krerëve të UÇK-së.
Çdo apel shqyrtohet mbi bazën e aktgjykimit përkatës dhe gabimeve të pretenduara në zbatimin e ligjit apo në vlerësimin e fakteve.
Ku mund të sfidohet aktgjykimi?
Përtej angazhimit të institucioneve, çështja vendimtare për fatin e katër të dënuarve është se cilat pjesë të aktgjykimit mund të kundërshtohen me sukses.
Ekspertët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë identifikojnë dy fusha ku mund të përqendrohet beteja juridike: përgjegjësinë përmes ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe bazën ligjore për përcaktimin e dënimeve.
Ndërmarrja e përbashkët kriminale është një koncept i së drejtës penale ndërkombëtare, sipas të cilit një person mund të mbajë përgjegjësi penale edhe për krime që nuk i ka kryer drejtpërdrejt, nëse vërtetohet pjesëmarrja e tij në një qëllim të përbashkët kriminal dhe plotësohen kushtet e tjera juridike.
Pikërisht mbi këtë koncept u mbështet gjykata në përcaktimin e përgjegjësisë penale të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Sipas Holvoetit, një prej çështjeve që mbrojtja mund të sfidojë është nëse provat e paraqitura gjatë gjykimit e mbështesin mjaftueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal dhe lidhjen e të dënuarve me të.
“Është e qartë se janë kryer krime, por çështja kryesore është lidhja e tyre me ndërmarrjen e përbashkët kriminale ”, thotë ai.
“Pikërisht mbi këtë bazë do të përpiqesha ta kundërshtoja aktgjykimin, pra nëse ka ekzistuar një qëllim i përbashkët. Sepse, për një ndërmarrje të përbashkët kriminale, duhet të ekzistojë një qëllim i tillë”.
Në praktikë, mbrojtja do të duhej të identifikonte gabime konkrete në arsyetimin juridik apo në vlerësimin e provave, të cilat mund të kenë ndikuar në përfundimin e trupit gjykues.
Edhe Stahn sheh hapësirë për argumente rreth interpretimit të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, por veçon edhe një çështje tjetër: mënyrën se si janë përcaktuar dënimet.
“Çështja e dytë është mënyra se si gjyqtarët i kanë përcaktuar dënimet dhe cili ligj duhet të shërbejë si bazë për to. A kanë të pandehurit të drejtë të dënohen sipas ligjit që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprave, apo përparësi ka korniza ligjore e Dhomave të Specializuara?”, pyet ai.
Kjo çështje lidhet me një parim themelor të së drejtës penale: ligjshmërinë e dënimit dhe zbatimin e dispozitave penale në kohë.
Argumentet mbi ligjin e zbatueshëm dhe masën e dënimit mund të jenë të rëndësishme për mbrojtjen edhe nëse Dhoma e Apelit nuk e ndryshon përfundimin për fajësinë.
Megjithatë, mbetet të shihet se cilat argumente konkrete do t’i paraqesin ekipet mbrojtëse dhe si do t’i vlerësojnë ato gjyqtarët.
Nga ndryshimet ligjore te një nismë e re
Ndërsa mbrojtja përgatitet ta sfidojë aktgjykimin në Hagë, në Prishtinë po zhvillohet edhe një përpjekje tjetër, që synon ndryshimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionon Gjykata Speciale.
Por, kjo nismë, e përcjellë me mospajtime politike dhe kundërshtime ndërkombëtare, ka marrë një drejtim të ri.
Më 19 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, u pajtuan që ndryshimet të procedohen përmes një projektligji të ri, në vend që të votohet sërish teksti i miratuar nga Kuvendi më 6 tetor.
Marrëveshja erdhi pas disa javësh paqartësish rreth ligjit, të cilin presidentja Justina Shiroka Pula e kishte kthyer për rishqyrtim më 22 tetor, me kërkesë të vetë PDK-së, që e kishte iniciuar atë.
Ndryshimet e miratuara në tetor parashihnin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Gjykatës, ngushtimin e periudhës kohore dhe territorit për të cilin ajo mund të gjykojë, si dhe uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet.
Ato përfshinin edhe mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë.
Kurti paralajmëroi se drafti i parë i projektligjit të ri pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh gjatë javës së ardhshme, ndërsa Çitaku tha se synimi është që ai të jetë juridikisht më i qëndrueshëm dhe më i zbatueshëm.
Por, përtej dakordimit mes tyre, mbetet e paqartë nëse ndryshimet ligjore mund të ndikojnë në procesin gjyqësor në Hagë.
Ekspertët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë shprehin rezerva për përpjekjet që synojnë kufizimin e kompetencave të Gjykatës.
Stahn paralajmëron se ndryshimet e njëanshme të juridiksionit të saj mund të dëmtojnë perceptimin për sundimin e ligjit në Kosovë.
Schabas, në anën tjetër, vlerëson se nisma mund të ketë pasoja juridike dhe diplomatike, pa sjellë domosdoshmërisht ndonjë përfitim për katër të dënuarit.
Sipas tij, përpjekjet për ndryshimin e ligjit duket se u shërbejnë më shumë qëllimeve të politikës së brendshme sesa një rezultati konkret juridik.
Ai kujton se të dënuarit mbeten nën autoritetin e Gjykatës në Hagë, pavarësisht vendimeve që mund të merren në Prishtinë.
“Të burgosurit janë nën kontrollin e Gjykatës dhe Kosova nuk ka mundësi ta ndryshojë këtë ”, thotë Schabas.
Kush do ta kishte fjalën e fundit?
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë, me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Ato janë themeluar në bazë të ndryshimeve kushtetuese dhe një ligji të veçantë, në kuadër të zotimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova.
Kjo strukturë e pazakontë ngre dilema për mënyrën se si do të trajtoheshin ndryshimet ligjore nëse ato do të kontestoheshin.
A do ta kishte fjalën e fundit Gjykata Kushtetuese në Prishtinë apo Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë?
Dhe, nëse një ligj i ri do të hynte në fuqi, a do të mund të zbatohej edhe ndaj aktgjykimeve të shpallura para miratimit të tij?
Ekspertët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë nuk japin përgjigje të prera për këto çështje.
As Dhomat e Specializuara nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për sqarime.
Përderisa përmbajtja e projektligjit të ri ende nuk dihet, mbetet e paqartë edhe nëse ai mund të ketë ndonjë efekt praktik në procesin e apelit. / REL
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe njësimit të alfabetit. Haxhiu ka theksuar se përfaqësuesit e…
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut, përfshirë rrugën Tetovë-Prizren, ishte në fokus të një takimi…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare. Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një…
Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në shërbime të specializuara për qytetarët e të dy vendeve ishin në fokus…
Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat në aksione të drejtpërdrejta që synojnë zinxhirin institucional përgjegjës për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe të ruajtjes së gjuhës si një nga vlerat themelore të identitetit…
Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona të panjohur kanë vizatuar dy simbole me ngjyrë në derën e banesës së tij në…
Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve. Fillimisht me mbledhjen e Kryesisë, që do të mbahet në orën 11:00, do të shqyrtohet miratimi i Buxhetit të…
Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Koshares dhe pjesëtarin e gjeneratës së parë të Policisë së…
Brenda një dite, tri forca politike të Kosovës i kanë kthyer sytë nga mërgata. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me bashkatdhetarë në Bruksel. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës themeloi në Fulda të Gjermanisë…
Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në shërbim të…
Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u lejua të takonte vëllanë dhe motrën e tij në Kosovë pa autorizimin e Dhomave të Specializuara në…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus…
Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte deklaruar se, po të kishte llogaridhënie, Igrishta më nuk do të hynte në Prokurori. Në…
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu e me vranësira të shpërndara dhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të variojnë 1 deri në 4 gradë celsius. Kurse ato…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të Darkës së Lamës. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku falënderoi…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara në automjetet e blinduara Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur ministri…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës, është duke u djegur për herë të dytë deponia regjionale e mbeturinave, ku edhe ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë e rritjes së përfshirjes së bashkatdhetarëve në…
Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në Prishtinë. Dugolli, në një postim në Facebook, ka shprehur dhimbjen për gjendjen e…
Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Kolona e veturave të Policisë dhe zyrtarë policorë të armatosur me armë të gjata…
Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve dhe nëndegëve të kësaj partie në qytetin Fulda të Gjermanisë. Gjatë takimit, ku ishin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna të Kosovës janë në faza të ndryshme të realizimit. Përmes një postimi në Facebook,…
Altin Krasniqi shpreh mirënjohje për të gjithë ata që u solidarizuan me familjen gjatë qëndrimit katërditor të ish-zëdhënësit të UÇK-së në Kosovë. Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të…
Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi ka publikuar një reagim ironizues, përmes të cilit ka ngritur pikëpyetje se kujt i referohet një deklaratë e bërë ndaj një personi me emrin Jakup. Përmes një postimi, Gacaferi shprehet se nuk e ka të…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin e integrimit evropian. Në kuadër të sesionit të 38-të të Asamblesë Rajonale të…
Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të deklarohet nëse krimineli Milan Radoiçiq është lejuar të kalojë ligjërisht kufirin në Serbi. Thirrja e tij vjen pasi…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë personat që qëndruan pranë familjes së tij në…
Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të trajnimit profesional në modulin “Ballafaqimi me Turma”. Sipas njoftimit të Policisë së…
Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një postim, Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje mbi temat që u diskutuan dhe kontributin e Kosovës në…
Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar përmes një postimi lidhur me Jakup Krasniqin dhe procesin gjyqësor ndaj tij. Ramabaja ka publikuar një fotografi të Krasniqit, duke shprehur dhimbjen për sprovën me të cilën po përballet…
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur mbi vizitën e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Kosovë. Ai ka shprehur shqetësim për padrejtësinë që po i bëhet Jakup Krasniqit dhe ish-bashkëluftëtarëve të…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri. Aktiviteti u zhvillua nga bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake, në…
Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për hipokrizi politike dhe lojëra për përfitime pushteti. Në një postim, Tahiraj ka rikujtuar protestat…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e institucioneve dhe politikanëve që votuan themelimin e Gjykatës…
Analisti politik Sadri Ramabaja ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen politike të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dyshim nëse ajo është një subjekt i mirëfilltë politik apo një koalicion i përkohshëm…
Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet se u vra pas një konflikti për një parking. Klan Kosova ka mësuar se personi që u qëllua…
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog. Rastin e ka konfirmuar fillimisht Policia e Kosovës. Ndërkaq, nga Prokurorinë…
Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën, ndërsa çmimet e larta të importit e vështirësojnë furnizimin e…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve vendore dhe rritjes së shitjes së tyre përmes platformave të tregtisë…
Policia mban ligjërata kundër trafikimit me njerëz në 42 shkolla, përfshihen mbi 1,100 nxënës Policia e Kosovës ka organizuar ligjërata edukative dhe sensibilizuese në 42 shkolla fillore dhe të mesme në tërë territorin e…
Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të ciklit të trajnimeve profesionale në modulin “Ballafaqimi me Turma”. Sipas njoftimit të Policisë…
Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas qëndrimit pranë familjarëve, për t'u kthyer në Hagë. Në pamjet e fundit nga Prishtina, ai shihet duke përqafuar mbesën dhe duke u përshëndetur me…
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka kërkuar gjyqtarit Christopher Gosnell që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim edhe në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë. Prokuroria pretendon se…
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës që dakordimin për nismën e re ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara ta shndërrojnë sa më shpejt në veprime konkrete, duke theksuar…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin dhe intelektualin Xhavit Ahmeti, në 30-vjetorin e vdekjes së tij tragjike. Përmes një mesazhi përkujtimor, Abdixhiku ka vlerësuar kontributin e…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur thirrjen për aplikim në Programin e Kuponëve për Kopshte, nga i cili mund të përfitojnë familjet që marrin asistencë sociale dhe kanë fëmijë të moshës 3 deri në 6…
Strategjia për ish-drejtuesit e UÇK-së, Çitaku dhe Arifi flasin për hapat e ndërmarrë
“Vetëm faktet”, Kandiq kërkon llogari nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
“Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron “dështimet” Qeverisë Kurti
Negociatat për Ukrainën dhe siguria e Evropës: Kompromisi politik apo rreziku i përshkallëzimit nuklear?
Demokracia nuk përfundon ditën kur shpallen rezultatet e zgjedhjeve!
Fenomen shqetësues: 150 shkurorëzime në muaj në Kosovë!
Xhafer Deva, simbol i nacionalizmit / Komunistët shqiptarë, antikombëtarizëm
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri me tematikë Krishtlindjesh, ku…
Këngëtarja spanjolle, Rosalia, ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Los 40 Music…
