TË FUNDIT

Lavdim Pireva kritikon sulmin e Kosovës për performancën e dobët në Ligën e Kombeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke analizuar rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që ndikuan në përfundimin e kësaj kampanje.

Gazetari Lavdim Pireva ka pasur kritika edhe për sulmin e Kosovës duke thënë se vetëm tre gola të realizuar në gjashtë ndeshje janë shumë pak.

“Unë vazhdoj me qëndru te ajo, një instikt i lojtarit, një moment, edhe pse këto momente e bëjnë dallimin e një lojtari të madh edhe një lojtari ndoshta që nuk ka nuk e ka arritë pjekurinë me lu një ekip të madh edhe me kuptu që momente të tilla munden me ta vendos jo veç atë ndeshje, po ndoshta të gjithë kampanjën”.

“Pastaj çka e shoh shqetësuese në të gjithë këtë edicion të Ligës së Kombeve për Kosovën është edhe shënimi i golave”.

“Kemi shënu vetëm tri gola, domethënë gjashtë ndeshje tri gola është shumë pak. Një gol e kemi shënuar në humbjen me Austrinë 3-1, ai goli i Vedat Muriqit në ndeshjen e parë me Irlandën, ku e marrim edhe fitoren trepikëshin e vetëm”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. / Telegrafi /

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *