TË FUNDIT

Edhe një shtet evropian që rrit moshën e pensionimit deri në 70 vjeç

Qeveria norvegjeze planifikon të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension në 70 vjeç për shkak të qëndrueshmërisë së sistemit dhe jetëgjatësisë më të madhe të popullsisë, ndërsa debati publik për këtë plan tashmë ka filluar, përcjell INA.

Në praktikë, një përshtatje e tillë do të nënkuptonte zhvendosjen e kufirit të moshës për rreth një vit në çdo dekadë. Reforma gjithashtu ndryshon rregullat për pensionimin e parakohshëm: në vend të moshës aktuale prej 62 vjeç me stazhin përkatës dhe të ardhura të reduktuara, ky kufi do të zhvendosej proporcionalisht në 65 vjeç.

Ministrja e Punës, Kjersti Stenseng, e shpjegoi këtë hap duke thënë se për shkak të një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme, njerëzit duhet të punojnë më gjatë nëse duan ta ruajnë sistemin pensional për brezat e ardhshëm.

Shtrëngimi i kushteve do të prekë fillimisht të lindurit në vitin 1967, të cilët sipas planit do të duhet të qëndrojnë në tregun e punës tre muaj më gjatë, ndërsa kufiri i sipërm prej 70 vjeç do të hyjë plotësisht në fuqi për brezin që sot është rreth të tridhjetave. Debati publik për projektligjin zgjat deri më 17 shkurt 2027, ndërsa qeveria pritet ta dërgojë propozimin në parlament pranverën e ardhshme.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *