Shiroka Pula në Samitin e Filantropisë: Shërbimi ndaj të tjerëve forcon shoqërinë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Samitin e Filantropisë, të organizuar nga Rotary International.
Me këtë rast, Shiroka Pula ka vlerësuar traditën më shumë se njëqindvjeçare të Rotary International në shërbim të njerëzimit, si dhe kontributin e organizatës në promovimin e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë qytetare.
Sipas Presidentes, paqja, edukimi, shëndeti, mirëkuptimi dhe zhvillimi i komunitetit janë vlera të domosdoshme për çdo shoqëri dhe përbëjnë themelet e një të ardhmeje më të mirë.
Ajo ka theksuar se filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë dhe nxisin solidaritetin mes qytetarëve.
