TË FUNDIT

Portieri që shkaktoi vdekjen e De Miguel shfaqet për herë të parë në publik

Klubi i Andorrës ka organizuar homazhe prekëse në nderim të futbollistit Jesus de Miguel, i njohur si ‘Demi’, në rikthimin e skuadrës në stadiumin “Encamp”, në një atmosferë të mbushur me emocione dhe dhimbje.

Futbollistët e Andorrës dolën në fushë të veshur me fanella që mbanin emrin dhe numrin e të ndjerit, ndërsa në duar mbanin buqeta me lule të bardha. Para fillimit të ndeshjes u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë respekti për ish-futbollistin.

Megjithatë, momenti më prekës u regjistrua në tribunat e stadiumit, ku për herë të parë pas ngjarjes u shfaq portieri Jesus Owono, i cili ishte i përfshirë në aksidentin tragjik që i mori jetën De Miguelit.

Owono ishte ulur pranë bashkëlojtarëve që nuk ishin të përfshirë në këtë ndeshje, si dhe futbollistëve të lënduar Alex Calvo dhe Le Normand.

I veshur me rroba të errëta dhe me një kapelë të zezë, portieri u prit me mbështetje nga tifozët dhe bashkëlojtarët, të cilët i qëndruan pranë në këtë moment të vështirë. Megjithatë, shprehja e tij e fytyrës pasqyronte dhimbjen që po përjetonte.

Pas përfundimit të minutës së heshtjes, Owono u pa duke u lutur, në një moment tejet emocional për të gjithë të pranishmit.

Kujtojmë se ditë më parë portieri kishte shprehur dëshirën për t'u takuar me familjen e Jesus De Miguelit, një kërkesë që vazhdon ta ketë me shpresën se një ditë do të mund ta realizojë./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *